Life StyleTë fundit

Martohet Beniada Nishani? Fotoja po bën xhiron e rrjetit

Beniada Nishani është një nga vajzat e njohura në shoëbizin shqiptar. Ajo tashmë është e angazhuar në televizion, e po ashtu edhe në rrjetet sociale ku vijon punën si bloggere.

Ditën e sotme ajo ka ndarë me publikun një foto ku shihet e veshur me fustanin e bardhë dhe duket e mrekullueshme. Megjithatë veshja duket se është pjesë e punës së saj për reklamimin e fustaneve të nusërisë.

Kujtojmë se Beniada ka rrëfyer se është e dashuruar, e mbase nuk do jetë e largët dita kur ta shohim me fustan të bardhë në altar.

Përflitet se ajo është në lidhje me Blerti Hajdarin, vëllain e Arbër Hajdarit. Edhe pse çifti nuk e ka konfirmuar, fotot e tyre i kanë tradhtuar, pasi janë kapur në vende të njëjta.

Ndaj jemi në pritje të dasmës së vërtetë të Benit!!

 

Fraksion.com