AktualitetKosovaNATO/BETë fundit

“Evropa duhet të qëndrojë me Kosovën”, këshilltarja lokale e BE-së i kërkon dorëheqjen Borrellit: Jeni rrezik për demokracinë dhe paqen në rajon

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka reaguar në lidhje me tensionet në Veri të Kosovës pas rrëmbimit të 3 policëve nga Serbia.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Sshneeberger i ka kërkuar dorëheqjen Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell për situatën e tensionuar mes Kosovës e Serbisë. Ajo e ka kritikuar Borrellin për paralajmërimet se BE mund ta sanksionojë Kosovën, duke thënë se ai po kërkon ta sanksionojë një shtet në të cilin janë rrëmbyer tre policë nga njësitet serbe.

“Zoti Borrell! Dorëhiquni para se të bëni më shumë dëme. Ju jeni një rrezik për demokracinë dhe paqen në Evropë. Ne kemi nevojë për njerëz të guximshëm që mbrojnë demokracinë tonë, jo forcojnë autokratët. Mirupafshim, Josep

Evropa duhet të qëndrojë me #Kosovën dhe të mbrojë demokracinë tonë”, ka shkruar ajo.

 

Fraksion.com