AktualitetPolitikëTë fundit

Anulimi i mbledhjes së qeverive, Berisha: Rama zbaton urdhrin e Vuçiç, u hakmor pasi Kurti i hodhi poshtë draftin e Beogradit!

Anulimi i mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverisë asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, ka sjellë reagime edhe të opozitës në Shqipëri.

Sali Berisha thotë se me urdhër të presidentit të Serbisë Alkesandër Vuçiç, Edi Rama ka anuluar takimin me qeverinë e Kosovës. Ky vendim thekson Berisha vjen si një hakmarrje, pasi qeveria dhe forcat politike të Kosovës hodhën poshtë draftin e tij marrë në sirtarët e Beogradit,

Në një postim në rrjetet sociale Sali Berisha shkruan së dënon këtë akt brutal të Edi Ramës duke ndërhyre në punët e brendshme të qeverisë së Kosovës.

Berisha ndër të tjera thotë se i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos harrojë se Rama në këtë sherr mbron interesat personale të Vuçiç.

“Në një akt antikombëtar prej argati të neveriteshëm të serbomadhit Vuçiç, i ngërthyer nga skandali McGonigal, Edi Rama i nxirë sterrë me një protagonizëm qesharak idiotesk, njoftoi anullimin e takimit të njoftuar prej kohësh midis dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës si fillimi i sanksioneve ndaj kësaj qeverie. Ky vendim për anulimin e mbledhjes si hakmarrje për hedhjen poshtë nga qeveria dhe forcat politike të Kosovës të draftit të tij të marrë në sirtaret e Beogradit, dëshmon së çfarë është i gatshëm të bëjë ky njeri për serbomadhin Vuçiç, por dhe lëkurën e tij, pasi është në hetim penal për aferën McGonigal, korruptimin e ish shefit të kundërinteligjencës së New York-ut në kohën kur ai ishte në detyrë. Shtoj këtu se, javë më parë dosja shqiptare e McGonigal me personazhë kryesorë Ramën dhe bashkëpuntorët e tij u bashkua për shkak të lidhjeve me dosjen ruse.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e ndërhyrjes brutale të Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos harrojë se Edi Rama në këtë sherr më qeverinë e Kosovës mbron interesa personale dhe se, që nga ardhja e tij në pushtet ai është protagonist kryesor i projekteve të Serbisë së Madhe dhe ndarjes së Kosovës me Aleksandër Vuçiç. Së fundi ju bëjë thirrje autoriteteve të Kosovës të bëjnë çdp përpjekje për ç’tensionimin e situatës dhe rikthinin në axhendën e Marrëveshjes së Ohrit dhe zbatimin e saj si interesi më i mirë i Kosovës, por edhe paqes dhe stabilitetit në rajon.’- shkruan Berisha.

 

Fraksion.com