Life StyleTë fundit

Zbulohet një tjetër personazh i ‘Kepi i VIP-ave’

Mesa duket edhe Krist Aliaj do jetë pjesë e ‘Kepi i VIP-ave’. Nuk dimë të themi ende nëse do jetë i ftuar apo personazh i përhershëm por vetë ai ka treguar se është pjesë e emisionit.

Kristi ka postuar një foto ku shihej krah Mevlan Shabës dhe disa djemve të tjerë, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Ekipi i Kepit”.

 

Vitin që shkoi u transmetua për herë të parë ‘Kepi i Tundimeve’. Programi u regjistrua në ditët e ngrohta të verës, në një ambjent luksoz, me disa të rinj dhe të reja të gjithë beqar. Ata bashkëjetuan me njeri-tjetrin për 20 ditë, duke u argëtuar nëpërmjet sfidave të ndryshme por jo vetëm, qëllimi ishte t’i rezistonin tundimeve në ditët e nxehta të verës.

Ndërkohë, këtë vit duket se do ketë ndryshime dhe risia kryesore është pjesëmarrja e personazheve të njohura. Ai do transmetohet nga fillimi i korrikut dhe do jetë Prime-Time të dielave. Programi do moderohet nga Kiara Tito me autore Olsa Muhametin.