AktualitetKosovaPolitikëTë fundit

Tensionet në veri, Rama: Banda kriminale ka në çdo vend të botës, çështja të zgjidhet në themel e me shumë qetësi

Kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me banda kriminale në veri të Kosovës, ku theksoi se ka në çdo vend të botës, por ky nuk është problemi thelbësor i Kosovës. Rama u shpreh se Kosova ka nevojë që t’i zgjidhë gjëra me qetësi.

‘Banda kriminale ka në çdo shtet të botës dhe lufton çdo shtet i botës. Me bandat kriminale nuk ka asnjë kompromis. Sa i përket çështjes së bandave kriminale, mund tu them se bashkësia euroatlantikë është e vendosur që të mbështesë çmontimin e tyre. I ka kërkuar qartësisht qeverisë së Beogradit, që të arrestohen dhe i ka dhënë qeverisë së Kosovës Ok të veprojë. Ka një problem në dukje të vogël por që është bërë problem i madh. Të fillojmë ke këto hapa dhe pastaj të vazhdojmë më të tjera. Është për t’u zgjidhur gjëja në themel. Kur ata që janë plagosur drejtpërdrejt dhe që përfaqësojnë si shtet KFOR dhe thonë se këta kriminelë duhet të vihen para drejtësisë por hapi i parë është ky, pastaj hapi i dytë e pastaj i tretë. Interesi i Kosovës është për sa më shumë qetësi. Duhet marrëveshja që çon në njohje. Nëse aty krijohen flakë cili është më i interesuar!’- u shpreh Rama.

 

Fraksion.com