AktualitetKosovaTë fundit

Tensionet në veri, Kurti: Mbajmë zgjedhje të reja në 4 komuna! Rama draftin për Asociacionin, t’ja prezantojë Vuçiçit për shqiptarët në Serbi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se i ka propozuar BE një listë me 5 pika për të çtensionuar situatën në veri të Kosovës.

“Sundimi i ligjit në katër komunat, situata në veri nuk është normale për një kohë të gjatë, por eskalimi e bën urgjent sjelljen para drejtësisë të gjitha tyre që ushtruan dhunë. E para pikë, është sundimi i ligjit në katër komunat. Të krijohet , identiteti dhe ndjekja penale dhe gjykimin e natë të grupeve kriminale që kanë sulmuar policinë e Kosovës, kfor dhe  gazetarët”, tha Kurti.

Kurti bëri me dije se do të ketë zgjedhje të parakohshme në komunat e veriut të vendit. Gjithashtu tha se do të ketë zvogëlim të pranisë së policisë së Kosovës duke përfunduar me pikën e 5-të ku drejtuesit e Kosovës dhe Serbisë të rikthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli.

Kurti iu përgjigj edhe draftit të Ramës për Asociacionin duke i kërkuar këtij të fundit që një draft për komunat me shumicë etnike, t’ja paraqesë presidentit serb Aleksandër Vuiçiç për Bujanocin, Medvegjën dhe Preshevën në takimin e ardhshëm të Ballkanit të Hapur.

“Nuk kam dyshim se Rama beson që propozimi i tij është i mrië dhe duke qenë kështu atëherë ajo që unë propozoj është ë kryeministri Edi Rama këtë draft statut t’ja prezantojë Vuçiçit në takimin e rradhës të Ballkanit të Hapur për shqiptarët në Preshevë dhe Bujanoc. Nëse e mendon si diçka të mirë le t’ja bëjë si propozim për shqiptarët që ndodhen atje. Duke besuar në atë që beson kryeministri Edi Rama, në vend që të propozojë në Paris e Berlin, t’ja propozojë Beogradit për Bujanocin, Medvegjën e Preshevën”-tha Kurti.

 

Fraksion.com