AktualitetKosovaTë fundit

Sulmohet në Leposaviç ministri i Infrastrukturës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në veri të Kosovës. Mësohet se makina e ministrit të Infrastrukturës, së Kosovës, Liburn Aliu, ka rënë pre e sulmit.

Makina e ministrit Aliu është sulmuar nga serbët me bojë të kuqe. Po ashtu ai është gjuajtur edhe në fytyrë me bojë dhe vezë.

Mediat raportojnë se ministri Aliu kishte shkuar në komunën e Leposaviqit, ku takoi kryetarin e zgjedhur, Lulzim Hetemi, i cili prej 16 ditësh nuk kishte dalë nga ndërtesa e komunës.

Ndërkohë serbët për të 16-tën ditë po protestojnë para ndërtesës së komunës në Leposaviç. Ata po kërkojnë largimin e kryetarit dhe Njësisë Speciale nga ajo pjesë.

 

Fraksion.com