AktualitetBota+Të fundit

Nga arrestimi, te deklarimi i pafajshëm për 37 akuzat federale dhe lirimi, çfarë ndodhi sot në seancën gjyqësore kundër ish-presidentit Donald Trump

Ditën e sotme është mbajtur seanca gjyqësore ndaj ish-Presidentit të SHBA Donald Trump, i cili përballet me 37 akuza.

Trump dhe ndihmësi i tij Walt Nauta fillimisht janë arrestuar e më pas kanë dalë para gjykatës ku u njohën me Akt padinë për akuzat federale në lidhje me dokumentet e klasifikuara të qeverisë të gjetura në Mar-a-Lago.

Ndërkohë që ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte brenda gjykatës , turmat e mbështetësve u mblodhën jashtë godinës ndërsa thërrisnin: Ne e duam Donald Trump.

Ndërkohë, në lidhje me 37 akuzat me të cilat po përballet, Trump u deklarua i pafajshëm.

Ish-ndihmësi i Trumpit, Walt Nauta, i akuzuar po ashtu në këtë çështje, u paraqit gjithashtu në gjykatë.

Ashtu siç edhe pritej, pas përfundimit të seancës gjyqësore, Trump udhëtoi me avion drejt klubit të tij të golfit në Nju Xhersi, ku do të organizojë aktivitetin e parë për mbledhje fondesh për fushatën e tij elektorale për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

 

Fraksion.com