Kurti ‘sfidon’ Ramën, i dorëzon BE-së planin me 5 pika: Çoja Vuçiçit në “Ballkanin e Hapur”
Qeveria e Kosovës ka përgatitur një plan me 5 pika për tia dorëzuar Bashkimit Europian me qëllim depërshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës. Në një dalje për median, paraditen e sotme, Kurti tha se ka kërkuar takim urgjent për të disktuar për planin, madje mundësisht ky takim të bëhet brenda kësaj jave me përfaqësuesin e lartë të BE-së Borrell.
Sa i takon draftit të asociacionit të propozuar nga kryeministri Edi Rama, Kurti tha se në vend se të dalë me propozim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, duhet të dalë me propozim për pakicën shqiptare në Serbi. Kurti madje e ka ftuar Ramën që këtë ta bëjë në takimin e radhës të “Ballkanit të Hapur”, ku Kosova refuzon të marrë pjesë.
5 pikat
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti thotë se i ka propozuar BE një listë me 5 pika për të çtensionuar situatën në veri të Kosovës.
“Sundimi i ligjit në katër komunat, situata në veri nuk është normale për një kohë të gjatë, por eskalimi e bën urgjent sjelljen para drejtësisë të gjitha tyre që ushtruan dhunë. E para pikë, është sundimi i ligjit në katër komunat. Të krijohet , identiteti dhe ndjekja penale dhe gjykimin e natë të grupeve kriminale që kanë sulmuar policinë e Kosovës, kfor dhe gazetarët”, tha Kurti.
Hapi 1: Sundim i ligjit në 4 komunat në veri të Kosovës. Situata nuk është normale për një kohë të gjatë, por eskalimi më 29 maj e bën urgjent sjelljen para drejtësisë të të gjithë atyre që ushtruan dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it, gazetarëve e Policisë së Kosovës. Identifikimi, ndjekjen penale të të gjitha grupeve që kanë sulmuar KFOR-in, Policinë dhe gazetarët. EULEX-i të monitorojë situatën.
Hapi 2: Grupet e dhunshme tërhiqen nga Kosova. Bazuar në parimin e proporcionalitetit Policia e Kosovës do të tërhiqet nga objektet e komunave në veri.
Hapi 3: Policia e Kosovës, EULEX dhe KFOR-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë.
Hapi 4: Qeveria e Kosovës koordinohet dhe shpallë zgjedhje të parakohshme në 4 komunat në veri. Zgjedhjet të organizohen në një atmosferë zgjedhje të lirë, liberale.
Hapi 5: Kosova dhe Serbia kthehen në dialog, dhe Brukseli harton një plan për zbatimin e marrëveshjeve. Udhëheqësit takohen në Bruksel gjatë kësaj jave.
Fraksion.com