Koalicioni qeverisës italian përballet me sfida pas vdekjes së Berlusconit
Vdekja e politikanit veteran italian dhe ish-kryeministrit Silvio Berlusconi rrezikon të paraqesë sfida për kohezionin e qeverisë së koalicionit të vendit.
Ende mosmarrëveshje në kabinetin e kryeministrit Giorgia Meloni pas vdekjes së shefit të ”Forza Italia”-s, në moshën 86-vjeçare.
Berlusconi shihej si një moderator dhe pajtues në koalicionin e krahut të djathtë të Romës.
“Sigurisht që do të jetë më e vështirë, sepse ai arriti t’i bëjë të gjithë të pajtohen, t’i vendosë të gjithë në të njëjtën gjatësi vale”, deklaroi Matteo Salvini, zëvendëskryeministër dhe lider i partisë populiste të djathtë ”Lega”.
”Lega” e Salvinit është një partner koalicioni dukshëm më i vogël se ”Fratelli d’Italia” i Melonit, por pak më i madh se ”Forza Italia”, të cilën Berlusconi e themeloi dhe e drejtoi deri vonë.
Kur transmetuesi italian Canale 5 e pyeti Melonin nëse ”qeveria do të kishte arritur të mos debatonte pa Berlusconin si “ngjitës” mes palëve, ajo u përgjigj “ne ia kemi borxh atij”.
”Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë. Ai ishte ngjitësi, por edhe më me përvojë nga ne”, theksoi ajo.
Fraksion.com