Dyshohet se i ngacmoi të dashurën në lokalin e natës, shqiptari masakron me grushte për vdekje të riun italian
Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për vrasjen e 34-vjeçarit Giuseppe Tucci në Rimini. Mediat italiane raportojnë se i riu është sulmuar në një klub nate nga shqiptari që punonte si truprojë aty.
Shqiptari thuhet se ka goditur 50 herë me grushte italianin, i cili pasi u shtrua në spital përfundoi në gjendje kome. Në një kohë të shkurtër mjekët konstatuan vdekjen e trurit të tij dhe pasditen e 12 qershorit ai ndërroi jetë.
Ditën e djeshme autoritetet kishin ndaluar 28-vjeçarin shqiptar me akuzën e plagosjes shumë të rëndë por tani pas vdekjes së italianit akuza do të kalojë në vrasje me dashje. Shqiptari prej disa kohësh punonte në sektorin e sigurisë dhe është banues në Fano dhe ka lindur në Itali nga prindër shqiptarë. Ende nuk është zbardhur plotësisht dinamika e debatit që degjeneroi menjëherë në sherr, disa vajza brenda klubit janë ankuar për sjellje ngacmuese të viktimës dhe njëra prej tyre ka qenë e dashura e shqiptarit.
Viktima ishte zjarrfikës dhe kishte punuar në sektorin zjarrfikësve të aeroportit të Rimini që nga viti 2019.
Fraksion.com