AktualitetKosovaTë fundit

Dashuria nuk njeh kufij dhe tensione lufte: Shqiptarja martohet me serbin në veri të Kosovës, kalojnë para protestuesve

Edhe pse situata në veri të Kosovës është tensionuar sërish, asgjë dhe askush nuk e ka ndaluar një shqiptare që të martohet me një serb në komunën e Leposaviç-it.

Mira Dreaj, një shqiptare nga Durrësi, u martua sot në Leposaviç me serbin Dejan Slavkoviç pasi më parë ishte konvertuar në ortodokse. Ata u martuan në kishën ortodokse të Shën Gjon Pagëzorit në Soçanicë , ndërsa dasma u organizua në hollin e një vile në Leposaviç.

Më parë, nusja shqiptare ishte konvertuar në ortodokse me dëshirën e saj, dhe pas ceremonisë në kishë, dasma kaloi nëpër rrugët e Leposaviçit, ndër të tjera, pranë ndërtesës komunale ku po vazhdojnë protestat e serbëve për largimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Pas martesës, shqiptarja tha:

Jam martuar me Dejanin me dashuri. U takuam në Durrës. Njohja dhe shoqërimi ynë zgjati gjashtë muaj. Jam e lumtur që po kthehem në besimin e të parëve të mi. Tani ndihem serbe. Ka shumë njerëz në Shqipëri që janë me origjinë serbe dhe nuk e dinë këtë, ose deri më tani e kishin të ndaluar ta dinin.

 

Fraksion.com