AktualitetKosovaTë fundit

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës? Bien sirenat e alarmit në Mitrovicë, dyshohet se ka të arrestuar

Sirenat e alarmit kanë rënë sërish në pjesën veriore të Mitrovicës.

Mësohet se qytetarët serbë kanë filluar të grumbullohen në qytet.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se është arrestuar një prej drejtuesve të asaj që njihet si mbrojtja civile.

Sipas informacioneve jozyrtare të portalit KoSSev, arrestimi dyshohet se është bërë në një parukieri në rrugën Kralja Petra, Polet.

Sakaq, pritet që të ketë edhe një njoftim nga policia për sqarimin e rrethanave.

 

Fraksion.com