12 Qershori, data e çlirimit dhe mirënjohjes së Kosovës ndaj SHBA/NATO
Nga Piro Ahmetaj
12 Qershori 1999, dita kur nisi zbarkimi në terren i trupave tokësore të NATO-s është skalitur në memorien e historisë sonë kombëtare, si data e çlirimit të Kosovës.
Paraprakisht dhe mbi të gjitha, për çdo vit, dëshiroj t’ju përcjell bashkëkombasve, urimet më të perzemërta për 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës.
12 Qershori mbetet pa asnjë mëdyshje edhe një datë e përuljes kombëtare ndaj të rënëve/Dëshmorëve tē Atdheut si dhe e nderimit më të thellë ndaj luftëtarëve të Kosovës për sakrificat për liri dhe pavarësi në shekuj.
Thënë këtë, besoj fortë se në koshiencën Institucionale dhe opinionin mbarëkombëtar do të mbetet përjetësisht e kthjellet si kristal, që: “çlirimi i Kosovës dhe realiteti i ri gjeopolitik”, nuk erdhën brënda një date të vetme (12 Qershor 1999), ashtu si edhe të dihet që: “çlirimi nga Pushtimi Serb nuk u arrit vetëm nga luftrat, qëndresa si dhe sakrificat e popullit të Kosovës në shekuj”.
Në të kundërt, për shkak të së vërtetave, shpresoj të mbetet përjetësisht e mirënjohur se, para datës 12 Qershor, pra që mbas, “dështimit të diplomacisë për të shmangur luftën”, nga 24 Shkurt, deri në 10 Qershor 1999 (datë kur Sekretari i Përgjithshëm z. Solana, urdhëroi ndalimin e bombardimeve ndaj Serbisë); SHBA dhe NATO u angazhuan për herë të parë në një fushatë ajrore ose në luftë “jashtë artikullit 5” (pa miratimin e Këshillit të Sigurimit/OKB) por duke e legjetimuar dhe faktorizuar NATO-n si: “Aleancën më të suksesshme të lirisë dhe të besimit te vlerat demokratike në mbarëbotën”.
Së dyti, po pse data 12 Qershor 1999 është zyrtarizuar si data e çlirimit të Kosovës nga pushtuesit Serb ?
Tre ditë më parë, pra më 9 Qershor në Kumanovë u nënshkrua Marrëveshja Ushtarake ndërmjet palës fituese/NATO dhe palës humbëse/RFJ, marrëveshtje që hyri në, hyri në fuqi më 11 Qershor 1999.
Kështu, me Marrëveshjen e Kumanovës (MK), NATO ndalonte bombardimet ndersa Serbia detyrohej të terhiqte të gjitha forcat e saj policore dhe ushtarake nga territori i Kosovës.
Marreveshja e Kumanovës u nënshkruan nga Gjenerali mirënjohur anglez, Jackson komandanti i parë i KFOR/NATO dhe nga ish-shefi i Shtatmadhorisë së Serbisë, Gjeneral Pavkociç, më von i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid. Për hatër të së vërtetës, duhet shtojmë se në Kumanovë nuk kishte as palë nënëshkruese dhe as prezent, përfaqësues ushtarak të UÇK-së. Përkundër MK vendosi shkrirjen e Saj dhe shndërrimin në Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK).
E thënë më shkurt, më 12 Qershor 1999, NATO nisi zbarkimn e trupave të këmbësorisë në Kosovë, ndërsa dy ditë më parë (10 Qershor) Këshilli i Sigurisë së OKB-Së, kishte miratuar Rezolutën e Anthisarit nr. 1244 , për të dërguar në Kosovë 37.200 ushtarë nga 36 shtete.
E parë nga ky këndvështrim, 12 Qershori, vulosi fundin e luftës dhe datën e çlirimit të Kosovës nga pushtuesit Serb por gjithashtu meriton të skalitet përjetësisht në memorien historike edhe si data e mirënjohjes Kombëtare ndaj fuqisë Ushtarake të Aleancës Transatlantike (USA/NATO) si dhe vlerave perëndimore!
Së treti, pse humbja e luftës në Ukrainë dhe “vetë – shpërdorimin ose partneritetin special” të Beogradit Zyrtar me Rusinë, e gjej jo vetëm si rrezik ndaj, paqes dhe stabilitetit demokratik në vendet e Rajonit, si dhe interesave të NATO-s, SHBA & BE, por edhe si një oportunitet strategjik ndaj interesave kombëtare të RSH?
Duhet thënë se, pamvarësisht përpjekjeve të Kremlinit,e Rusia – Putiniste keq-dështoi për të ndezur një front të ri lufte duke frymëzuar grupet kriminale, axhendën e politikanëve të diskretituar, interesat e zyrtarëve të korruptuar si dhe ekstremistët anti-USA për të ricikluar kërcënimet e Beogradit zyrtar: “deri me agresion ushtarak nën ispektimin e Ambasadorit Rus në Serbi … !!” jo vetëm sovranitetin teritorial të Kosovës, por edhe prezencën e shtuar të NATO/KFOR-it me mision në terren ?!
Po ashtu edhe trimërimin mbas lufte të Z. Vučić mbi: “Kufijtë e rinj shtetëror në Ballkan apo (mos) njohjen e Kosovës”, kurrësesi nuk mundet ta trembin fuqinë e sprovuar (1999!) të NATO-s, por vetëm minojnë dialogun dhe rrezikojnë axhendën e integrimit të Serbisë drejt BE. Prandaj, duhet ta përsëris fortë: “përsa kohë të ketë prezencë të SHBA në terren,agresioni ushtarak kundër tërësisë teritoriale të Kosovës, e cila në të njëjtën kohë është nën përgjegjësinë e NATO-s, përveçse aventurë vetëvrasëse e Serbisë mbetet një mision tërësisht i pamundur”.
Përsa riciklimin e radikalëve nacionalist dhe rrënjve të destabilitetit në veri të Kosovës por edhe respektivisht përqasjen e “pakonsultuar me aleatët strategjik, SHBA/NATO/BE) të Qeverisë Kurti” nuk mundet të mos shpreh keqardhjen dhe shqetësimin për mungesën e “sencit të mirënjohjes dhe të intuitës së konsultimit si dhe sencit Euroatlantik [USA/NATO/UK/EU)”, si dhe fatëkeqësisht, për riciklimin e populizmit, patriotizmave dhe sovranizmave folklorike të PM- Kurti si dhe tjerë aktorë të Prishtinës Zyrtare.
Së katërti, megjithë përpjekjet dhe progresin në 24 vjet, mbetet ende shumë për të bërë nga të dy vendet sovrane (Serbia dhe Kosova).
Ndërsa, përkundër riciklimit të klimës/burimeve të konfliktit besoj edhe më fort se paqja mbetet opsion dhe misioni i vetëm, në mënyrë që siguria të perceptohet dhe konsumohet përtej historisë së përgjakshme, në interes të sigurisë së jetës, pronës, prosperitetit të qytetareve, interesave të shoqërive edhe në 6 vendet e Ballkanit ende të pa integruara në BE.
Nga ana tjetër, historia botërore e mbas-konflikteve na ka mësuar, se marrëveshjet e Paqes dhe Stabilitetit (me çdo lloj emërtimi) nuk kanë për të funksionuar, pa shtruar themelet e mirëbesimit reciprok mes popujve. Krimea, është shëmbull i gjallë, ku arritjet nga Marrëveshja e Paqes-2014, po shpaguhen me gjakun e qytetarëve Ukrainas dhe Rusë.
Së pesti, me kapacitetin e eksperiencës në çështjet e sigurisë kombëtare, Rajonit, NATO-s etj, do sygjeroja aktorët dhe strategjistët/kolegët në Washington dhe Bruksel, Londër, etj që perspektivën e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës ta para-kushtëzojnë me vetëm dy Masa të Mirëbesimit Reciprok, nëpërmjet të cilave Beogradi dhe Prishtina Zyrtare të “imponohen nga USA/NATO/BE” se: (1) do të ruajnë balancat e fuqisë ushtarake (me kapacitete ushtarake, Mig, Raketa, Tanke, etj deri në nivelin që reciprokisht të mos kërcënojnë integritetin teritorial); (2) nuk do të vendosin instalime dhe aktivitete ushtarake (25 km distancë ajrore dhe 5 tokësorë), në kufijtë shtetërore mes dy vendeve sovrane si dhe këto dy kushte të monitorohen nga USA/NATO/BE, të cilat mbeten faktor kritik për paqen dhe axhendën e integrimit të Rajonit.
Nga ana tjetër, do t’i këshilloja vllazërisht faktorët politik dhe shtetërorë të Prishtinës që: “marrëzinë e kërcënimeve ushtarake të Beogradit ndaj integritetit të Kosovës, ndaj prezencës së NATO-s, SHBA dhe vlereve perëndimore”, kurrësesi të mos i konsiderojnë vetëm si rrethanë e favorshme por një sfidë shtetërore dhe përgjegjësi zyrtare shtesë për të zhvilluar Masat e Mirëbesimit Reciprok mes dy vendeve, (përtej prezencës së NATO-s që sigurisht nuk do të jetë e përjetshme…) ku mbi të gjitha qytetarët pavarësisht përkatësive etnike, fetare dhe politike të garantohen si të barabartë para ligjit, si dhe faktorizimin të Kosovës nga konsumatore në kontribuese për paqen, stabilitetin demokrartik dhe për integrimin në NATO dhe BE!
Në të njëjtën kohë, do të sygjeroja faktorët institucional në Tiranë dhe Prishtinë, që për interesa jetike kombëtare të përulen në gjunjë para historisë së përgjakshme dhe përgjegjësive shtetërore duke jetësuar një Patformë Strategjike: “Dy Shtete një Komb” dhe atij “Smart/mënçur” mbi sovranitetin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare, duke garantuar SHBA dhe NATO se kjo “qasje e vonuar” nuk kërcënon por do të kontribuojë si balancë racionale për paqen afatgjatë ndërmjet vendeve të rajonit.
Në përmbledhje, 12 Qershori mbetet kështu një datë e lavdishme e çlirimit të Kosovës nga pushtuesit Serb dhe njëkohësisht një ngjarje për të na kujtuar Ne si Komb që Aleanca Transatlantike (USA/NATO/BE) e meritojnë mirënjohjen në përjetësi nga mbarë Shqiptarët.
Me këtë rast, ri-Konfirmoj se, edhe në mbi 35 vjet në fushën e sigurisë kombëtare & NATO-s: “mbetem ushtar i përkushtuar dhe i përulur i Atdheut, për mbrojtjen dhe zhvillimin e interesave Kombëtare në Rajon, Mesdhe dhe më gjerë”.
Autori është * expert për SK, Rajonin dhe NATO, Zv/President i Këshillit të Atlantikut; Anëtar i Bordit “Istrael House”, si dhe Ish:Këshilltar i Presidentit të RSh & Zv/ShShPFA,Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.
Fraksion.com