“Ajo nuk më shihte fare mua!”, Eduart Grishaj flet për fillimet e lidhjes me Arbana Osmanin
Tani ata janë bërë më dy fëmijë, të shtunën tjetër kurorëzojnë dashurinë në martesë, por ende nuk i dimë prapaskenat e fillimit të lidhjes së Arbana Osmanit dhe Eduart Grishajt.
Çifti në fillimet e tij ka qenë shumë hermetik duke mos ndarë me ndjekësit detaje nga romanca e tyre që e mbajtën sekret për disa kohë. Gjithsesi së fundmi Eduarti ka zbuluar disa të pathëna. I ftuar në “E Diell” ai tha:
“Nga 2010 kam punuar me të gjitha programet që jepeshin. Në 2010, më kanë thënë që do punoja me ‘1000 e 1 pse’. Ajo ishte diva e Topit. Ajo nuk më shihte fare mua. Unë mundohem që gjithë këtë dashuri që kam marrë kur kam qenë fëmijë, ta jap pa kushte për Jonin, Diellin dhe Zoin. Them kur unë jam rritur me vështirësi, pse të kenë dhe ata vështirësi.”- tha Eduarti.
Duke folur për ceremoninë regjisori tha se të ftuar janë 120 persona, të cilët janë pjesë e rrethit shoqëror të çiftit.
“Do të nisemi sa të mbarojmë bashkë për në Itali për dasmën. Emisionet i mbyllëm, fëmijët i mbyllëm. Donim të bënim dhe vajzën që të mos thoshte për një pjatë. Nuk më ftuat dhe mua. Tani themi të bëjmë dhe dasmën. Unë dhe Arbana lëvizim goxha dhe një nga vendet tona që na pëlqen është Toskana. Donim që dhe rrethi ynë i ngushtë ta shijojë, ta ndajmë këtë eksperiencë.”-tha ai në ‘E Diell’.
I pyetur se kush do të këndojë në dasmën e tyre, Edi është përgjigjur:
“I pari që do këndojë do jem unë, pastaj nga të ftuarit, 30 veta janë këngëtarë. Do bëjmë dhe ceremoni në kishë.”
Fraksion.com