AktualitetPolitikëTë fundit

Xhaçka në Riad në takimin e koalicionit global kundër ISIS

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka mbërritur në Riad në Arabinë Saudite.

Ajo do të marrë pjesë në Takimin e ministrave të jashtëm të Koalicionit Global për shkatërrimin e ISIS (D-ISIS), nën bashkë kryesimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, përfaqësuar nga Anthony Blinken dhe Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Arabisë Saudite, përfaqësuar nga Princi Faisal bin Farhan Alsaud.

Takimi i ministrave të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të Koalicionit Global të luftës kundër ISIS, përbën një event të rëndësishëm dhe kontribues në orientimin, bashkimin e përpjekjeve globale, shprehjes dhe riafirmimit të vendosmërisë dhe angazhimit të vendeve partnere në Koalicion, për një fitore të qëndrueshme kundër terrorizmit ndërkombëtar, mbi bazën e zbatimit të kërkesave të së drejtës dhe akteve ndërkombëtare, posaçërisht të rezolutave të KSOKB.

 

Fraksion.com