“S’mund ta shoh Kosovën të tkurret”, Rama: Dje i dërgova Macron dhe Scholz një draft për Asociacionin
“Serbia po bën atë që ka bërë e herët e tjera një kohë gjithnjë e gjatë nëse Kosova , uroj dhe lutem që të mos ndodhë, do sanksionohet për qëndrimin e saj.
Unë jam këtu për të ndarë një fakt të panjohur deri më sot. E kam ditur me kohë që nyja gordiane e dialogut do ishte deri në fund asosacioni i komunave me shumë serbe dhe bindja ime se asnjëra nga palët nuk e do asosacionin dhe do bejë çmos që ta shtyje atë në pafundësi duke përhapur krizën me lloj lloj artificesh politike apo teknike. Besoj çdo ditë e më shumë se krijimi i asosacionit është çelësi për të hapur përfundimisht derën e afirmim ndërkombëtar të republikës së Kosovës, njohjes së saj nga të gjithë, e uljes së saj në Kombet e Bashkuara dhe në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe e njohjes së ndërsjelltë më Serbinë.
Dje i kamë përcjellë presidentit Macron dhe Sholz një draft të asosacionit për të cilën kam vënë në dieni presidentin e Këshillit Europan Sharl Mishel dhe palën amerikane., Është një draft i punuar nga ekspertët e lartë amerikanë dhe evropiane prej kohësh, gjë që është bërë pikërisht nëse do vinte kjo ditë, kur palët dhe në këtë rast për mua i pakuptueshëm është pozicioni i Kosovës që bën atë që bën herët e tjera, palët nuk po merren dot vesh as jush do e shkruajë këtë tekst jo më çfarë do ketë ky tekst.
Natyrisht ky është një dokument konfidencial që nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale, por ju siguroj që ky dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha për krijimin e asosacionit dhe në konsideratë se asosacioni është pjesë e furnizimit të jetës në republikën e Kosovës duke adresuar të gjithë rekomandimet e gjykatës së Kosovës. Uroj që ky material të vlejë që ta çojë në nivel tjetër dialogun n dhe të bëjë palët të flasin për gjëra konkrete për gjëra që lidhen me përfundimin e dialogut. Natyrisht pse e ndaj publikisht është sepse situata po bëhet alarmante dhe unë nuk mund të qëndroj spektator e të shoh Kosovën të tkurret në sytë e atyre që krijuan shtetin e Kosovës”, u shpreh Rama.
Fraksion.com