SportTë fundit

Kampioni i botës braktis partneren për shoqen e saj të ngushtë

Alexis Mac Allister është një nga protagonistët e merkatos së transfertave. Futbollisti i Brighton është zyrtarizuar si nënshkrimi i ri i Liverpool-it. Të kuqtë do të paguajnë 40 milionë euro për mesfushorin argjentinas, i shpallur kampion bote në “Katar 2022”. Popullariteti i këtij transferimi ka vënë në pah tradhtinë që lojtari i Scalonit i bëri Camila Mayan, e cila ishte partnere e tij për pesë vite.

Gjithçka filloi kur Argjentina ngriti Kupën e tretë të Botës, pas finales për t’u kujtuar gjatë kundër Francës, e cila u vendos me penallti. Në atë moment, Mac Allister ishte me Camin dhe këtë e dëshmojnë pamjet e të dyve duke festuar fitoren në fushën e stadiumit “Lusail”.

Një javë më vonë, historia e dashurisë së këtij çifti pësoi një kthesë rrënjësore për shkak të një miqësie të madhe të futbollistit, që datonte që në adoleshencë. Pse ende lojtari i Brighton e la të dashurën e tij për shoqen e saj më të mirë, Ailén Cova?

“Nuk mund ta imagjinoja kurrë edhe në makthin tim më të keq”, – mundohet të justifikohet kampioni i botës. Kjo “kthesë” shumë komentuar në mediat argjentinase bëri që Camila të ndryshojë “skenë”. E diplomuara e dizajnit të veshjeve dhe tekstilit filloi një jetë të re në Buenos Aires si rezultat i kësaj pengese sentimentale.

Në fakt, Camila dhe e dashura aktuale e Mac Allister kishin një miqësi të shkëlqyer. Ajo ishte ndërlidhësja e të dyve kur nisën të takoheshin: “Unë do të jem 100% e sinqertë. Më dukej se gjithçka po shkonte keq, se asgjë nuk kishte zgjidhje dhe se gjithçka po dilte jashtë kontrollit. Jam ende në gjysmë të rrugës, nuk do të të gënjej, por fillova të shikoj përreth dhe kuptova sa bukur ishte”.

Nga ana e tij, futbollisti ka nënvizuar: “Çdo gjë që ndodhi, nuk mund ta imagjinoja kurrë në makthin tim më të keq. Nuk do të kisha imagjinuar kurrë kaq shumë gjëra negative ndaj një person kaq të afërt si Camila”. Dalja e parë publike e Mac Allister me partneren e tij të re ishte në dasmën e Lautaro Martínez, e cila u mbajt disa ditë më parë dhe mblodhi disa nga lojtarët e kombëtares argjentinase.

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke luajtur futboll, duke luajtur futboll dhe teksti që thotë "LFCTV LIVERPOOL FOOTBALL CLUB liverpoolfc.com YOU'LL NEVER WALK ALONE liverpoolfc.com AXA Expedia YNWA standard AYA Expedia standard chartered AXA YNWA AXA standard, chartered AXA chartered AXA Expedia AXA AXA standard chartered MAC ALLISTER Expedia AXA Expedia AYA chartered chartered Expedia AXA standard chartered ©Expedia AXA chartered standard chartered chartered Expedia @Expedia Expedia AXA standard LFCTVGO chartered Expedia Expe standard AXA Expedia YNWA standara chartered AXA LFCTVGO AYA"

 

Fraksion.com