AktualitetPolitikëTë fundit

“Drafti për asociacionin do të jetë neutral”, Rama: Nuk e sulmoj unë Albin Kurtin, tërë bota e fajëson me emër dhe mbiemër

Kryeministri Edi Rama është pyetur nëse sulmon Albin Kurtin. Ai tha se nuk e bën një gjë të tillë, por në fakt  e gjithë bota demokratike po  e fajëson me emër dhe mbiemër.

“Nuk sulmoj Albin Kurtin. Kurtin e fajëson bota e tërë demokratike me emër dhe mbiemër dhe kjo më shkakton keqardhje dhe nuk shoh pse duhet të ndodhë kështu. Nuk jam për të sulmuar Kurtin, këto janë deduksione të gabuara.”

Rama, bëri me dije gjithashtu se  ka hartuar një draft për Asociacionin e komunave serbe në veri të Kosovës. Kreu i qeverisë tha se drafti është netural.

‘Pozicioni i të qenurit kryeministër i Shqipërisë janë palë. Drafti është neutral në këtë pikë. Nuk është bërë as për njërin as për tjetrin, por për Kosovën në radhë të parë. Unë nuk marr vota në Kosovë. Nuk kam asnjë interes në Kosovë as në aspektin profesional dhe as politik ngushtësisht. Si kryeministër i Shqipërisë që sheh sesi një pjesë e kombit tim po hyn në një kurs përplasjesh me ata që lartësuan kombin tim dhe që hodhën bomba ndaj kombit, e ndjej për detyrë.’- tha Rama.

 

Fraksion.com