AktualitetPolitikëTë fundit

Ambasadorja Kim takon Kreun e SHISH, Vlora Hyseni

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ka pritur sot në një takim Vlora Hysenin, Drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, për ta uruar për emërimin e ri në këtë rol të rëndësishëm.

“Të dyja ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri në sigurinë dhe inteligjencën kombëtare.

Ambasadorja Kim shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e reja për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të përballojë me efektivitet sfidat”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

 

Fraksion.com