A do shpallet Kurti ‘non grata’ nga SHBA? Rama: S’është fati i Kurtit në lojë por i Kosovës! Draftin? Jo se konsultova me të
Kryeministri Rama ka patur edhe një koment për lajmet që qarkulluan për sanksionimin e Albin Kurtit nga SHBA. Rama thotë se nuk po flitet këtu për fatin e Albin Kurtit por për republikën e Kosovës. I pyetur nëse e ka konsultuar draftin e tij të propozuar për asociacionin Albin Kurtit, Rama e mohoi.
“Jo nuk e kam konsultuar me Kurtin. Nuk hyj fare në këto se s’kanë rëndësi të veçantë përsa kohë që s’janë deklarata publike të pakonfirmuara por as të pamohuara. Nuk wshtw fati i Albin kurtit sot në lojë, është republika e Kosovës si e tërë dhe natyrisht që unë dua vetëm suksesin e Kurtit dhe Kosovës dhe asgjë tjetër por nuk mund të rri më duke parë në kushtet kur realisht ajo që shoh duhet ndarë me të gjithë sepse është një kërcënim shumë i madh që i vjen nga reduktimi i marrëdhënieve me aleatët ku e humbura e madhe është Kosova.”- thotë Rama.
Fraksion.com