“Jam fillikat!”, Dea Mishel sqaron deklaratën e saj ngacmuese tregon pse nuk e ka takuar ende Oltën
Edhe pse thotë se do donte të kishte një partner, Dea Mishel aktualisht është single. Në një intervistë për TAR ajo ka treguar së fundmi se dëshiron në krah dikë që t’i japë siguri.
“Do doja shumë të kisha një (të dashur), po… Jam fillikat (qesh). Dua një mashkull që të jep siguri. Në jetën time të përditshme unë dua të kem kontroll mbi çdo gjë dhe dua që kur të jem me partnerin të jem unë e qetë dhe të jetë ai që udhëheq.”-tha ajo.
E pyetur se me cilët prej ish- banorëve të ‘BBV’ ka ruajtur kontakte dhe shoqëri pas përfundimit të kësaj experience, ajo përmendi Jorin dhe Kristin, teksa tha se me Oltën flet në telefon shpesh po akoma nuk janë takuar.
Dea Mishel komentoi po ashtu edhe video-n virale ku ka qenë e ftuar në ‘E Diell’.
“Po e bënë kaq të madhe njerëzit sikur nuk kishin dëgjuar ndonjëherë fjalën kastravec. E thash vetë në mënyrë ngacmuese. Problemi është që njerëzit me të vërtetë besojnë se unë jam ajo budallaqja që nuk di çfarë them dhe besojnë se mund të ma kthejnë mua kundër këtë gjënë. Ishte thjesht një reagim publik që njerëzit të qeshin.”– u shpreh Dea.
Pjesë nga intervista:
Pyetje- Çfarë ka ndryshuar te ajo kjo eksperiencë?
Dea: Jam pjekur, kam qenë pak më e papjekur. Është bukur jeta kur je e papjekur, nuk mendon shumë. vepron ashtu si të vjen. Tani jam më e matur. Ishte shumë sfiduese si eksperiencë.
Pyetje- A është në një lidhje Dea Mishel?
Dea: Do doja shumë të kisha një (të dashur), po… Jam fillikat (qesh). Dua një mashkull që të jep siguri. Në jetën time të përditshme unë dua të kem kontroll mbi çdo gjë dhe dua që kur të jem me partnerin të jem unë e qetë dhe të jetë ai që udhëheq.
Pyetje– Me cilët prej ish- banorëve të ‘BBV’ ka ruajtur Dea kontakte dhe shoqëri pas përfundimit të kësaj eksperience?
Dea: Më keni parë mjaftueshëm me Jorin, Kristin. Me Oltën flas në telefon shpesh po akoma nuk jemi takuar.
Fraksion.com