AktualitetPolitikëTë fundit

“Hapja e garës për kryetarin e ‘Vulës'”: Mbështetësit e Bashës mësyjnë në mbledhjen e Kryesisë, kërcënojnë deputetët e PD-së

Incident në orët e para të mëngjesit në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.

Disa nga deputetët demokratë janë përballur me kërcënimet dhe ofendimet e militanteve të Lulzim Bashës, pasi nuk morën pjesë në hapjen e garës për kryetarin.

Mësohet se deputetët Helidon Bushati, Saimir Korreshi, Lefter Gështenja dhe Bledion Nallbati, janë ofenduar keq nga mbështetësit e Bashës sapo kanë dalë nga mbledhja. Më pas, militantët kanë vërshuar për t’u përplasur me deputetët në ambientet e brendshme të godinës.

Emrat që nuk kanë votuar, kanë votuar apo apstenuar për hapjen e garës për kryetarin, duke mos marrë pjesë në momentin e votimit janë:

VOTUAN PRO
1. Enkelejd Alibeaj
2. Flutura Açka
3. Jemin Gjana
4. Taulant Zeneli
5. Endri Hasa
6. Indrit Sefa
7. Kreshnik Çollaku
8. Roland Bejko
9. Gentian Gaba
10. Agron Kapllanaj
11. Arbi Agalliu
12. Fitim Zekthi

13. Gazmend Koduzi
14. Merita Bakiu
15. Orjola Pampuri
16. Taulanda Jupi
17. Xhemal Gjunkshi

KUNDER
1-Jonila Godole
2-Flamur Hoxha

ABSTENIME
Jorida Tabaku, Juela Hamati dhe Oriela Nebiaj

REFUZUAN
1-Gazmend Bardhi
2-Dashnor Sula
3-Saimir Korreshi
4-Helidon Bushati
5-Bledion Nallbati
6-Dhurata Çupi
7-Lefter Geshtenja.

Mbledhja maratonë, e cila nisi në orën 17:00 pasdite, ka zgjatur 10 orë, duke përfunduar në orën 02:00 pas mesnate.

 

Fraksion.com