Godole: Çfarë nuk shkon me opozitën që e votuan vetëm 100 mijë veta?
Mbledhja maratonë e Partisë Demokratike mbrëmjen e djeshme është shoqëruar me tone të forta, debate e diskutime mes demokratëve.
Nga ana e saj Jonila Godole është shprehur se në situatën në të cilën ndodhet PD, duhet bërë një analizë më e gjerë dhe më e hollësishme për të kuptuar se ku qëndron problemi që opozita nuk ka pasur mbështetje maksimale në votime.
Gjithashtu Godole ka theksuar se problemi kryesor në PD nuk është zgjedhja e kryetarit, për momentin, por duhet analizuar të dhënat për të nxjerrë mësimet.
“U thashë kujdes kolegë sepse duhet të bëjmë një analizë dhe të mos nxitojmë për të zgjedhur dhe për të bërë votimin për kryetar. Nuk është puna tek kryetari, por PD duhet të tregojë se është parti ndryshe nga partitë e tjera. Një parti e hapur, një parti që mëson nga gabimet e veta, analizon humbjen dhe analizon thellë. Pasi të kemi mendimin e bazës të analizojmë të dhënat dhe të nxjerrim disa mësime. Çfarë nuk shkon me Partinë Demokratike që e kanë votuar vetëm 100 mijë veta?”, ka thënë ndër të tjera Godole.
Fraksion.com