“Dëgjo nuk je me Olta Gixharin këtu!”
Ish banorët e BBV janë përfshirë në projekte të tjera. Monika Lubonja dhe Gent Hazizi duket se janë në një projekt sëbashku.
Aktorja ishte e shtrirë në shtrat, ndërsa Genti gjysmë i zhveshur, pasi kishin xhirimet e një skene të filmit “Tryeza e Zezë”, ku marrin pjesë të dy në role protagonistësh. Gjatë bisedës mes tyre nuk mungojnë edhe ngacmimet rreth eksperiencave në “Big Brother Vip”, e mes tyre u përmend edhe Olta Gixhari.
BISEDA MES TYRE:
Genti: Më kishte marrë malli për ty
Monika: Hiqi duart hiqi. Gent Hazizi dëgjo nuk je me Olta Gixharin këtu. Unë jam Monika.
Genti: Hë mo se e kemi skenë filmi tani.
Monika: Hë pra, unë jam Monika.
Genti: Ke qenë edhe ti te Big-u po hë
Monika: Kam qenë te Big-u, po Bigu jonë ishte 1-sh.
Fraksion.com