Life StyleTë fundit

Nuk janë takuar ende, por ja si është raporti mes Efit dhe Luizit

Ata ishin një nga dyshet më të dashura të “Big Brother VIP”, por raporti i Efit dhe Luizit kaloi në një kalvar ulje-ngritjesh.

Pavarësisht përplasjeve, para se të dionin nga formati ata i rregulluan marrëdhëniet por nuk janë shfaqur bashkë ende.

Gjithsesi, duket se dyshja gëzojnë raporte të mira. Thënë kjo, Luizi ka publikuar së fundmi këngën e tij të re dhe mes njerëzve që e ka mbështetur ka qenë edhe Efi.

Ajo ka publikuar në Instagram këngën e fituesit të BBVA, dhe ky i fundit më pas e ka rishpërndarë.

Në një intervistë para pak ditëve Efi tha se nuk është takuar ende me çiftin prej angazhimeve.

“Jo, me Kiarën nuk jam takuar. Njerëzit kanë nevojë për kohën e tyre dhe unë jam e gatshme t’iu japë sa kohë të duan. Është diçka që nuk më shqetëson. E di që përsëri është shumë herët për të folur për këtë pjesë. E di që janë të angazhuar, megjithëse Luizi më tepër se Kiara. Kështu që iu duhet kohë dhe kanë gjithë kohën e botës.”

 

Fraksion.com