Mbyti nënën me plastmas: Publikohet fotoja e Albi Muhollarit, student ekselent në Amerikë
Fotoja e Albi Muhollarit, 24-vjeçarit shqiptar që mbyti nënë e tij me plastmas pak ditë pasi ishte kthyer nga Amerika, është publikuar.
I riu ekselent në mësime, studionte dhe punonte në Amerikë. Të afërmit e njihnin si person të qetë, pa precedent të mëparshëm.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes mendore, pas i riu mendohet se vuante nga depresioni.
Fqinjët pohojnë se Albi ka qenë duke kërkuar një armë kur mbërriti në Shqipëri.
“Kanë qenë në punë të tyre,kanë qenë tregtare që në 90’. Djalin e kishte në Amerikë, nuk e njihnim fare. Dje nuk dëgjuam gjë. Ishin familje e respektuar, se prisnim gjallë në botë. S’kishte pse ta bënte. Ajo grua e mirë shumë, shumë e lartë. Ishin shumë të mirë, asnjëri nuk e priste. Djali ka qenë në shkollë për së mbari, djali më i qetë të tërë habiten. Nuk e di, fat i keq për të dy, edhe për djalin edhe për atë, grua e rrallë”, shprehet fqinja.
Fraksion.com