Life StyleTë fundit

Mban emrin sukses i padiskutueshëm, kënga e re e Luiz Ejllit renditet në vendin e 15-të si ‘trending’ në mbarë botën!

Artisti i njohur Luiz Ejlli publikoi në kanalin e tij zyrtar në Youtube këngën më të re “Përjetësisht” e cila u kthye direkt në një sukses të padiskutueshëm. Kënga e tij ka marrë vëmendjen e publikut dhe brenda 24 orëve ka arritur mbi 1 milion klikime.

E duke qenë se jemi tek shifrat e rekordeve, kënga e fituesit të edicionit të dytë të Big Brother VIP ka arritur të renditet në vendin e 15-të në listën e video-ve muzikore më ‘trending’ në mbarë botën të platformës YouTube. Kjo sigurisht ishte e padiskutueshme për faktin se edhe në rrjetet sociale ka pasur një ndikim mjaft pozitiv si këngë. Faktet flasin vetë…

Mban emrin sukses i padiskutueshëm, kënga e re e Luiz Ejllit renditet

Fraksion.com