AktualitetLife StyleTë fundit

Liam Neeson: Është një dhuratë të gjesh një arsye për t’u ngritur nga shtrati çdo mëngjes

Nga Juan Sanguino

Në shumë raste, Liam Neeson, 70 vjeç, është krahasuar me një “pemë lisi” për shkak tështatlartësisë dhe konstruktit të fortë fizik. Megjithatë, në një mëngjes me shi në San Sebastián, Spanjë, Neeson hyn në sallën e Hotel María Cristina me një qëndrim më të përshtatshëm për një pemë shelgu.

Ai ndodhet në Spanjë për të promovuar filmin “Marlowe, një përshtatje kinematografike e romanit “Bjondja me sytë e zinj” të vitit 2014, ku John Banville ringjalli detektivin privat që krijoi Raymond Chandler që në vitin 1933. Gjatë konferencës për shtyp, një gazetar e nxit Neesonin të rrëfejë momentin më të trishtë të jetës së tij.

Pyetja ishte në lidhje me filmin biografik të Abraham Lincoln, në të cilin Steven Spielbergdonte si protagonist kryesor pikërisht Neeson, por në fund ai u luajt nga aktori Daniel DayLeëis. Gazetari ndoshta nuk ishte në dijeni për arsyen e ndryshimit të minutës së fundit.

Leximi i skenarit ndodhi vetëm disa muaj pas vdekjes së bashkëshortes së Neeson, e cila humbi jetën gjatë një aksident me ski. Në një moment, aktori e mori mënjanë Spielberg dhe i rrëfeu se nuk ndihej mirë që të mund ta luante atë rol. Rrëfimi i Neeson e ktheu konferencën rutinë për shtyp – shpeshherë një formalitet – në një meditim mbi pikëllimin.

Dhe me atë ndjesi ai foli edhe pëEl Pais. “Kam dashur gjithmonë të luaj rolin e detektivit imagjinar Philip Marlowe. Nuk u frikësova që ky personazh ishte luajtur më parë nga emra tëfamshëm si Humphrey Bogart apo Robert Mitchum. Ajo që më frikësoi ishte kasti. Të punosh sërish me Jessica Lange  27 vjet pas filmit Rob Roy – me Diane Kruger, me DannyHuston, me Alan Cumming… Por xhirimet në Barcelonë ishin një kënaqësi e vërtetë”-thotëai.

Neeson ka lindur në Ballymena, një qytet i klasës punëtore në Irlandën e Veriut. Origjina e tij diktoi edhe stilin që ai solli në kinematografi. “Mua më pëlqen të punoj. Më pëlqen të kem një arsye për t’u ngritur në mëngjes nga shtrati. Ndihem shumë me fat dhe i bekuar që e bëj këtë në mënyrë profesionale që nga viti 1976, në fillimet e mira në teatër.

U them vazhdimisht djemve të mi:Nëse do të mundeni të gjeni një arsye për t’u ngritur nga shtrati në mëngjes për diçka që ju pëlqen të bëni, nuk ka rëndësi se çfarë është ajo, atëherë do të keni një dhuratë për pjesën tjetër të jetës tuaj”.

Një pjesë e vetes së Liam ka nxjerrë në pah se ka qenë me shumë fat, pasi kur ishte i ri mendonte se do ta mbyllte jetën si punëtor në ndonjë fabrikë në Belfast. Neeson u rrit në një shtëpi plot me gra, me 3 motra dhe një baba që “nuk përdori kurrë 5 fjalë, nëse mund të thoshte atë që donte të thoshte me vetëm 2 të tilla”.

Ishte një i ri që i pëlqente altari në Kishë, teatraliteti i meshës, dhe ishte i aftë në të folurit si duhet latinisht. Kur ishte adoleshent u bë boksier, dhe në një moment theu hundën. Vokacioni artistik do t’i vinte më vonë, kur zbuloi se aktrimi mund ta lejonte t’i qasej emocioneve në një mënyrë që nuk ishte mësuar kurrë në shtëpi.

Mes aktorëve britanikë dhe irlandezë, ekziston një zakon i kahershëm:sillu sikur ndonjë kapërcim në Hollywood nga skena të ketë ndodhur thjesht rastësisht. Në shoqërinë britanike, të qenit tepër ambicioz nuk pranohet, konsiderohet si e një shije të keqe  sidomos kur bëhet fjalë për një vend po aq joserioz sa Hollywood.

Por Liam Neeson ka qenë gjithmonë i sinqertë mbi ambiciet e tij. Ai u transferua në LosAngeles në fillim të viteve 1980, sepse donte ta shihte fytyrën e tij në ekranin më të madh të mundshëm. Ëndrra e tij u realizua, kur ai po qëndronte në një hotel luksoz në Miami gjatë xhirimeve të filmit “Misioni”.

Ai ndezi televizorin dhe pa fytyrën e tij në një episod të “Miami Vice”, në të cilin luante rolin e një terrorist të IRA-s. “Ja ku jam, ky është vendi im!”-tha me vete. Hollyëoodi ia hapi dyert, por i caktoi një rol që nuk e kishte pritur kurrë:atë të një seks-simboli. Në filmat thriller si Suspect (1987), The Good Mother (1988) dhe Under Suspicion (1991), ai luajti burra të ndjeshëm dhe joshës përkrah artisteve legjendare si CherDiane Keaton dhe Laura San Giacomo.

Edhe tabloidëve u pëlqente të flisnin vazhdimisht mbi lidhjet e tij:Helen MirrenJuliaRobertsCherBrooke ShieldsJennifer GreySinead O’Connor dhe madje edhe BarbaraStreisand. Imazhi publik i Neeson ishte aq i lidhur me seksin saqë Woody Allen e parodizoi atë në filmin “Husbands and Wives” (1992), dhe Whoopi Goldberg e prezantoi atë në ceremoninë e Çmimebve Oscar në vitin 1999, ndërsa në mënyrë sugjestive përkëdhelte mikrofonin…

Neeson ishte veçanërisht i impresionuar nga përkufizimi i “sekuoja e seksit”, nofkë që iu vendos nga një kritik filmi në revistëNew Yorker në vitin 1992. “I referohej një shfaqjeje të Eugene O’Neill të quajtur Anna Christie. Aty u njoha edhe me gruan time”- kujton ai. Natasha Richardson, partnerja e tij në Anna Christie, ishte e martuar kur u takuan. Ajo nuk u përpoq ta fshihte apo romantizonte tradhtinë:rrëfeu se fillimisht kishte seks, dhe më pas erdhi dashuria. Ajo vinte nga një familje e njohur artistësh britanikë, ishte vajza e Tony Richardsondhe Vanessa Redgrave, ndërsa ai ishte djali i një portiereje irlandeze.

Kur u martuan, revista “Vanity Fair përdori një batutë të hidhur që tha dikur KatharineHepburn mbi Fred Astaire dhe Ginger Rogers, por me gjinitë e kundërta:”Ajo i jep atij klasin, ndërsa ai jep asaj seksin”. Pas performancës së Anna Christie , Steven Spielberg trokiti në derën e dhomës së zhveshjes së Neeson.

Ai donte ta përshëndeste dhe ta prezantonte me vjehrrën e saj, e cila po qante ende pasi kishte parë shfaqjen. Neeson e mbajti pranë dhe e ngushëlloi për disa minuta. Në atë moment, Spielberg e dinte se kishte gjetur Oskar Schindler-in e tij.

Spielberg po përpiqej të gjente aktorin e duhur për rolin e industrialistit gjerman, që shpëtoi jetën e 1200 hebrenjve gjatë Holokaustit duke i punësuar në fabrikat e tij. Ai kishte marrë nëkonsideratë Harrison Ford dhe Kevin Costner, por druhej se karizma e tepërt e atyre yjeve tëkinemasë, do ta shpërqendronte audiencën nga ajo që ishte vërtet e rëndësishme.

“Në fillim, menduam se po bënim një film të vogël. Steven Spielberg donte ta ekranizonte këtë histori të veçantë. Skenari ishte fantastik. Por iu deshën 10 vjet për ta çuar atje ku donte. Dhe ne nuk ndryshuam asnjë presje”- kujton Neeson duke iu referuar filmit “Lista e Shindlerit”.

Kështu Neeson u bë një yll i Hollywood. Ai është mirënjohës që kjo gjë i ndodhi në moshën 41-vjeçare “dhe jo 19-vjeçare”. “Jeta ime nuk ndryshoi. E kisha një ide shumë të saktë se kush isha… Më vjen mirë që nuk isha fëmijë”- thotë aiLiam e pranon se pjekuria e moshëe bëri atë të përballet me një ndjenjë përgjegjësie me fuqinë e tij në Hollywood .

“Doja të luaja të personazhe heroikë të modës së vjetër, ata me të cilët u rrita në kinema.Njerëz që mbronin diçka, etikën bazë të së drejtës dhe të gabuarës”- shprehet Neeson. Ai luajti rolet e figurave historike si Michael Collins – një revolucionar irlandez – dhe Rob Roy, një shef klani skocez, në mesin e viteve 1990, njëri pas tjetrit.

“Më pëlqejnë ende ato filma. Nëse jam duke lexuar një skenar, përpiqem të gjej një personazh kryesor që ka të mirat e tij. Nuk duhet të jetë gjithçka e zezë apo e bardhë. Ata mund të kenë të meta, por kanë një mision. Po kërkojnë diçka, një të vërtetë apo një drejtësi. Dhe unë ndjej se ne kemi nevojë për këta personazhe më shumë se kurrë më parë”- thekson aktori.

Por a nuk është audienca e sotme më cinike se ajo e viteve 1990?. “Po, unë mendoj se ata janë më cinikë. Por kjo është një arsye më tepër për t’i luajtur këto lloj personazhesh”- deklaron. Neeson dukej i destinuar të plaket duke luajtur role priftërinjsh, murgjër dhe mentorë, duke luajtur në filma ikonë si “Gangs of New York” (2002), “Kingdom of Heaven” (2005) dhe “Batman Begins” (2005).

Kjo deri në vitin 2009, kur jeta dhe karriera e tij profesionale morën një kthesë të dhunshme. Në janar të atij viti u publikua filmi Taken” (Rrëmbimi)Një devijim i vogël i karrierës që isha i bindur se do të shkonte direkt në DVD bën shaka ai. Filmi, që tregon një ish-agjent të CIA-s që udhëton në Paris për të shpëtuar vajzën e tij adoleshente të rrëmbyer, arkëtoi më shumë se 10 herë më shumë sesa buxheti i tij prej 30 milionë dollarësh.

Nuk ka dyshim se Neeson kontribuoi në këtë sukses:pak aktorë mund të realizonin monologun Unë kam një grup shumë të veçantë aftësish. Në mars 2009 – në mes të suksesit të këtij filmi – ai merr një telefonatë nga gruaja e tij. Ajo i tha se ishte rrëzuar duke bërë ski dhe ishte mirë, por vetëm se ndihej paksa a trullosur.

Por të nesërmen, ajo ra në koma. Neeson e dërgoi me shpejtësi në spital dhe askush nuk e la të hynte derisa një infermiere e njohu kush ishteRichardson nuk do të zgjohej kurrë nga koma, ajo ndërroi jetë më 19 mars 2009. Për ta përballuar këtë tragjedi, Neeson u angazhua vazhdimisht në xhirime.

Në 12 vitet e fundit, ai ka xhiruar 41 filma, 17 prej të cilëve janë projekte me buxhet të ulët,në të cilët protagonisti hakmerret ndaj disa kriminelëve. Me filmin “Taken, lindi një nën/zhanër modern i filmit, kur hakmarrësit merrnin ligjin në duart e tyre në traditën më të mirë të sagës “Death Wish II me protagonist Charles Bronson (1982).

Filmat Neeson si “Run All Night dhe Walk Among the Tombstones”, e kanë bërë atë një milioner. Sot Liam Neeson nuk duket i lumtur, por sigurisht ngjan i qetë. Për të mbushur 71 vjeç, ai nuk ka pirë asnjë cigare apo një gllënjkë alkool për 10 vjet. Dy gjëra që i ka bërë vazhdimisht gjatë dekadave të mëparshme.

Neeson rrëfen se është në një moshë ku njeriu shpenzon më shumë kohë duke parë të kaluarën sesa të ardhmen. Kur pyetet se çfarë i vjen në mendje kur mendon për karrierën e tij të gjatë, ai kalon disa sekonda duke e menduar pyetjen në heshtje.

Një pjesë e imja ndihet ashtu siç ndihet Anthony Hopkins. Sa herë që e takojpërqafojmë njëri-tjetrin dhe i them:Si po ia çon Toni? Dhe ai thotë:Shkëlqyeshëm. Por nuk e kam zbuluar ende arsyen. Është një pjesë e imja që e ndjen këtë. Por ka një pjesë tjetër. Më pëlqen zanati i aktrimit. Nëse jam duke xhiruar një skenë, më pëlqen të mendoj:Isha në rregull me këtë. Kjo funksionoi– përfundon aktori. / El Pais”, Bota.al

 

Fraksion.com