AktualitetPolitikëTë fundit

“E djathta s’është pazar”, Mediu: Dashuria për udhëheqësin do të na lerë pa shqiptarë!

Në seancën e sotme plenare në Kuved, Fatmir Mediu i bëri thirrje opozitës që të lërë mënjane përçarjet e brendshme dhe të bashkohet. Gjatë fjalës së tij, Mediu tha se vendi është kthyer në një republikë kryeministrore.

“Ky vend nuk është as republikë kushtetuese dhe as parlamentare, por kryeministrore, ndaj dhe duhet të kemi një balancim të pushtetit. Kam një thirrje për kolegët e opozitës, të shohim të vërtetën siç janë. Këto vite kemi shkatërruar vetveten, ndërsa mazhoranca ka përfituar. Në duhet të kalojmë vetveten.

Si opozitë detyrë kemi garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ta fillojmë nga reforma zgjedhore. Ta nisim me lista të hapura, ku gara vendos se kush janë deputetët dhe jo kryetarët e partive. E djathta nuk është pazar, por ide që vlerëson vlera, individin dhe padyshim e familjen. Zelli dhe dashuria për udhëheqësin do të na lerë pa shqiptarë nëse vazhdojmë kështu”. ka thënë Mediu.

 

Fraksion.com