Life StyleTë fundit

Belina dhe Visi kanë këto ‘rregulla’ në marrëdhënien e tyre që duhet t’i keni edhe ju

Kohët e fundit ‘kemi ndërhyrë’ pak në jetën e një çifti të ëmbël të shoëbizz-it. Nëse do t’i përshkruajmë me një zhaner filmi, mund të themi për Belinën dhe Visin, një film komedi-romancë.

Visi, që karaktrizohet nga humori i tij dhe Belina, një grua me shumë hijeshi dhe class.

Së fundmi Belina Pupa ka rrëfyer një pjesë të jetës së saj në podcast-in Zë me Mirën.

Ata janë takuar rastësisht në Velipojë, kur kthehej pas 10 viteve nga Amerika dhe ka qenë vetëm 24 vjeç. Ajo tha se kaluan gjithë ditën bashkë, hëngrën drekë, më pas festuan në një club, por nuk kishin një mënyrë kontakti, apo numër telefoni.

Mira e pyeti nëse atë ditë pati një puthje mes tyre, por Belina tha se jo, vetëm biseda. “Thjesht e shikoja që po më jepte shumë muhabet. Thoja: “Ok, qenka shumë djalë i mirë dhe po i jap muhabet”.

Më pas, ajo shtoi se e njihte si aktor humori në “Portokalli” dhe se e kishte shumë qejf.

Pasi Belina iku në Amerik dhe ata nuk kishin numër kontakti të njëri-jetrit, zgjidhja e vetme një mesazh në Facebook, duke i thënë:

“Jam Visi. Të lutem, ma jep numrin e telefonit, sepse jam në New York dhe të bëjmë pak thashetheme”.

 “Ia dërgova numrin direkt. Nuk e lashë të priste, ndërsa ai më la mua të prisja 4 orë, gjoja duke bërë si i rëndësishëm. Kaq ishte, fillimi dhe mbarimi ynë. Filluam duke folur”, tregoi ajo.

Më pas, Belina tregoi edhe një prej kërkesave më themelore të raportit të tyre, që ka forcuar edhe lidhjen e dashurisë.

“Një gjë që unë i kam kërkuar Visit dhe ai mua dhe mendoj se lidhja jonë është forcuar dhe ka vazhduar në këtë lloj faze, sot jemi 14 vjet më vonë, është se ne gjithmonë kemi kërkuar transparencë. Deri më sot që flas marrëdhënia jonë vazhdon ashtu sepse neve kemi qejf që secili, çfarëdolloj gjëje të jetë, sado i madh gabimi, e keqja, e mira, të tregojmë të vërtetën për jetën tonë me njëri-tjetrin. Kur ti s`ke sekrete në çift mendoj se është diçka shumë e shenjtë që një marrëdhënie të vazhdojë gjatë. Se martesa nuk është thjesht se ke një burrë dhe ti je gruaja. Unë e mendoj martesën si partnership, që ti dhe partneri yt jeni dy shokë. Jeni dy individë që thjesht e keni jetën bashkë”.

“Përmes tejkalimit të frikërave, besimit te njëri-tjetrit dhe tendencës për të mos ia përdorur fjalët apo dobësitë njëri-tjetrit. “A je i zoti që dobësitë partnerit t’ia bësh të vogla?,”– tha Belina, duke nënkuptuar që kanë gjetur një të mesme të artë dhe se nëse e diskutojnë diçka, nuk e hapin më kurrë si bisedë dhe i vënë kapak.

Belina tregoi edhe se Visin e cilëson si mik dhe prandaj vijon ta dojë dhe të flasë me të për shumë gjëra.

 

Fraksion.com