Uncategorized

“Duan të dalin vetëm ata të tre dhe kukullat e tyre”, Basha: Meta dhe Rama, të shqetësuar nga rikthimi im!

Lulzim Basha ishte sot në një takimi me të rinjtë në Kamëz. Basha u shpreh sot se Berisha, Meta dhe Rama janë të shqetësuar nga rikthimi i tij.

“Nuk është vetëm ai që është shqetësuar nga dalja ime. Shumë janë shqetësuar nga dalja ime, sepse e kanë monopolizuar debatin publik, duan të dalin vetëm ata të tre dhe kukullat e tyre. Janë shqetësuar shumë. Thelbi i propozimeve të mia është që ajo që i ka ndodhur Shqipërisë në 2008-ën të zhbëhet.

Kjo i shqetëson, duan monopol mbi politikën, median, ekonominë. Duan që Shqipëria të mbetet çifligu i këtyre tre personave. Me sulmet ndaj meje përpiqet të heqë vëmendjen nga humbja në 14 maj,. Mundësia e dytë është që ta ketë humbur vetë fare. Por për mua është kapitull i mbyllur që unë e kam lënë pas. Duhet të shqetësohemi për të nesërmen”-shtoi Basha.

 

Frakison.com