AktualitetTë fundit

E rëndë në Përmet; 24-vjeçari i merr jetën nënës, përfundon në pranga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Përmetit, pasi një 24-vjeçar dyshohet se në gjendje depresive, ka mbytur nënën e tij 65-vjeçare.

Sipas njofitmit të policisë autoritetet janë vendosur në ndjekje të autorit pas raportimit të ngjarjes dhe kanë arrestuar të riun me iniciale A. M.

Sakaq, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Fraksion.com