AktualitetPolitikëTë fundit

Ushtria serbe në kufirin e Kosovës, Rama: Shprehje e impotencës së saj, asgjë nuk mund të bëjë

Kryeministri Edi Rama gjatë një lidhjeje me emisionin “Opinion” është shprehur se Serbia ka pushuar së qeni kërcënim për Kosovën që në vitin 1999.

Duke ju referuar situatës aktuale të krijuar në veri, Rama tha: “Serbia ka pushuar së qeni kërcënim për Kosovën në vitin 1999. Asgjë nuk mund t’i bëjë Serbia Kosovës.

Edhe ushtria që këndon “Kosova është e jona”, është pasqyrë edhe impotenca e plotë e Serbisë në Kosovë”.

 

Fraksion.com