AktualitetPolitikëTë fundit

Deputeti Flamur Noka shkon për herë të dytë në SPAK

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka shkuar sot në SPAK.

Bëhet me dije se ligjvënësi demokrat do të pyetet në cilësinë e kallëzuesit për denoncimet për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe si person që ka dijeni.

Kujtojmë se Noka u thirr në Prokurorisë së Posaçme edhe me datën 23 maj, po ashtu për kallëzimet për zgjedhjet e 14 majit, ku dha më tepër sqarime dhe u pyet si deklarues.

 

Fraksion.com