AktualitetBota+Life StyleTë fundit

Ceremoni madhështore me mbretër nga e gjithë bota: Martohet Princi i kurorës i Jordanisë Hussein bin Abdulla

Princi i kurorës i Jordanisë Hussein bin Abdullah ka kurorëzuar sot dashurinë me arkitekten saudite Rajwa Al Saif të enjten në një ceremoni martesore ku morën pjesë mbretër nga e gjithë bota.

Ceremonia u zhvillua në Pallatin Zahran të mesit të shekullit në kryeqytetin Aman, skena e dasmave të tjera kryesore të mbretërisë Hashemite, duke përfshirë atë të Mbretit Abdullah II me Mbretëreshën Rania dhe gjithashtu atë të babait të monarkut, mbretit të ndjerë Husein bin Talal.

Djali i madh i mbretit dhe Al Saif, të dy 28 vjeç, u martuan në një ceremoni ku morën pjesë familjet e tyre dhe 140 të ftuar, duke përfshirë Zonjën e Parë të SHBA-së Jill Biden dhe Princin dhe Princeshën Britanike të Uellsit, shkruajnë mediat e huaja.

Princi Husein u bë trashëgimtar i fronit në vitin 2009 pasi babai i tij hoqi titullin nga gjysmë vëllai i tij Hamzah në vitin 2004.