Al Pacino vë në dyshim atësinë, kërkon testin e ADN-së
Al Pacino, do të bëhet baba për herë të katërt, në moshën 83-vjeçare, me partneren e tij 29-vjeçare, Noor Alfallah, e cila është shtatzënë në muajin e tetë.
Thuhet se kur Al Pacino mësoi se e dashura e tij 53 vjet më e re, ishte shtatzënë, pavarësisht gëzimit, i kërkoi asaj të bënte një test të atësisë. Sipas një burimi të pranë çiftit, 83-vjeçari nuk besonte se fëmija ishte i tij për shkak të një problemi mjekësor që zakonisht shkakton infertilitet.
Aktori tashmë ndan vajzën Julie, 33-vjeçe, me Jan Tarrant si dhe binjakët Olivia dhe djalin Anton, të dy 22-vjeç, me Beverly D’Angelo. Ndërkohë, ky duket të jetë fëmija i parë i Alfallah.
Fraksion.com