AktualitetPolitikëTë fundit

Tensionet në Kosovë/ Berisha: Një nga nxitësit ka qenë Tirana zyrtare dhe direkt Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehet në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan se një nga nxitësit e situatës së tensionuar në veriun e Kosovës këto vite ka qenë Tirana zyrtare dhe përgjegjës për këtë bën Kryeministrin Edi Rama.

Sali Berisha: Një nga nxitësit e kësaj situate këto vite ka qenë Tirana zyrtare dhe direkt Edi Rama me angazhimin e tij në mbështetje të projekteve për Serbinë e Madhe në krah të Vuçiçit dhe ka dëmtuar shumë këtë proces. Tirana zyrtare duhet të mbështesë Kosovën. Nuk duhet të ndërhyjë mes dialogut të Kosovës dhe Serbisë, por Shqipëria është palë me Kosovën dhe nuk mund të shpallet e paanashme. Rama i ka kredincialet e djegura, njihet më shumë si një argat i Vuçiçit, ndaj dhe qëndrimi i tij është i dëmshëm.

Gjatë fjalës së tij, Berisha thotë se tensionet në veriun e Kosovës janë zhvillimet më dramatike në 2 dekadat e fundit.

Sali Berisha: Gjendje kritike, pasi zhvillimet e fundit, më dramatiket në 2 dekadat e fundit. U sulmuan ushtarët e NATO-s dhe u plagosën me mjete të ndryshme. Në këtë sfond, duhet të shtojmë se kriza e veriut të Kosovës, pas luftës në Ukrainë, kriza më e rëndë në Europë. Kriza në veriun e Kosovës ka në bazë të saj që kanë pasur në bazë të gjitha konfliktet gjatë më shumë se 100 vitet e fundit në rajonin tonë, ka në bazë qëndrimin e nacionalizimit serb, përpjekje për një Serbi të madhe, për të kontrolluar një pjesë të territorit të Kosovës.

Berisha thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një analizë ligjore po bën gjithçka për të zbatuar ligjin në vendin e tij.

Sali Berisha: Në analizë ligjore, Kryeministri Kurti po bën gjithçka për të zbatuar ligjin në vendin e tij. Zgjedhjet u bënë pasi Vuçiç urdhëroi Listën Serbe që të braktisin detyrën. Këta kryetarë të zgjedhur me 3-5% të votave, duke pasur parasysh dominancën serbe në këto komuna, nuk mund të konsiderohen si qeverisëse të asaj shumice. Kurti e sqaroi dje këtë çështje, ai u shpreh se janë drejtues teknikë për të firmosur për një periudhë të caktuar. Inagurimi i tyre si kryetarë komunash ku 90 për qind janë etni tjetër, janë një dështim. Ata zgjedhje, janë një dështim. Kurti vetë dje në Bratislavë, shpjegoi se ata do të jetë persona teknikë që do të bëjnë detyrat./tvklan.al

 

Fraksion.com