Rama: T’i jepet fund absurdit kërcënues në veri të Kosovës!
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se konflikti në veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike.
Rama publikoi në rrjetet sociale pamje gjatë takimit që zhvilloi me Presidenten e Komisionit të BE-së, Ursula von Der Leyen, kryeministrin holandez, Mark Rutte e presidentin serb Aleksandër Vuçiç, në Moldavi.
“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, theksoi Rama në postimin e tij.
Rama merr pjesë sot në takimin e Komunitetit Politik Evropian (EPC).Ky takim mbahet në Kishinau të Moldavisë, ku rreth 50 liderë evropianë do të diskutojnë për çështjet e sigurisë dhe energjisë së kontinentit.
Fraksion.com