Presidentja e Hungarisë në Kuvend: Erdha në Shqipëri në një kohë kritike, të ruajmë sigurinë
Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, e cil ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të Presidentit Begaj e vuri theksin tek rëndësia që Ballkani Perëndimor mbart për sigurinë e Europës.
“Jam e lumtur që jemi në Tiranë, është i rëndësishëm ky takim për mua në Shqipëri. Gjatë këtij viti jam përpjekur të jem aktive në mënyrë diplomatike. Ballkani është shumë i rëndësishëm, sepse është peng i sigurisë së Europës. Paqja në Ballkan është e rëndësishme për sigurinë e BE. Do t’ju mbështesim në integrimin në Bashkimin Europian. Në bisedën tonë vumë theksin tek 5 pika kryesore. Diskutuam mbi integrimin euro-atlantik, luftën në Ukrainë, bashkëpunimin ekonomik, emigrimin ilegal dhe demografinë”,- tha Novak gjatë deklaratës së përbashkët për mediet me Presidentin Begaj.
Sipas saj, diplomacia dhe dialogu duhet të udhëheqin vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. “Duhet të përpiqemi që përmes dialogut të mbështesim paqen dhe integrimin e vendeve të rajonit. Kemi mbi 400 trupa në Kosovë në KFOR. Shpresojmë që situata të qetësohet sa më shpejt dhe të gjendet rruga drejt një paqeje afatgjatë”, u shpreh Novak.
Presidentja hungareze Novak ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri me ftesë të Presidentit Begajt. Vizita nisi në orën 10:00 përmes një ceremonie mirëseardhje zyrtare. Pas takimit, dy presidentët dhanë deklaratë për mediet.
Fraksion.com