“A mos do t’i ndodhë edhe Vuçiçit ajo që i ndodhi Milosheviçit?”; Serbët pushtues të veriut të Kosovës do kthehen në Serbi!
Nga Spartak Ngjela
Vuçiç, një vrasës i organizuar me bandat e Milosheviçit, tani doli hapur me tendencën e tij kriminale, por në fakt u ndesh kundër forcave të NATO-s që mbajnë emrin KFOR dhe që ruajnë rendin e brendshëm në Kosovë.
Janë katër komunat serbe në Veriun e Kosovës: Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok që e kanë futur historinë e Kosovës në një trajektore të re për të garantuar kufirin real të shtetit të ri shqiptar.
Dhe tani pyetja është kjo:
Çfarë akti do të ndërmarrë Uashingtoni për këtë krim kundër Perëndimit?
Ndërkohë po pritet ndërhyrja e Uashingtonit për të vendosur personalitetin e NATO-s. Por, kuptohet se në këtë lojë të mprehtë, skemën fituese po e përpunon Pentagoni.
Sepse tani dihet me fakte botërisht që Aleksandër Vuçiç ka fyer personalitetin e NATO-s me një krim publik ku ka plagosur 30 ushtarë të saj.
Kursei Albin Kurti tani duhet të jetë në lartësinë e duhur, sepse Vuçiçi ka rënë botërisht në një gjendje kriminale.
Po cila duhet të jetë zgjidhja ose skema e Pentagonit?
Zgjidhja historike e kësaj çështjeje është vetëm vënia në funksionim e administratës së re shqiptare me anë të të katër të zgjedhurve shqiptarë si kryetarë komunash. Dhe këtu, do të nisë revanshi shqiptar kundër pushtusve historikë.
Por, le të nisim arsyetimin…
I.
Vuçiç me bandat e tij goditi Perëndimin. Ai, që nga data 25 maj e deri në ditën 27 maj të këtij viti, ka plagosur mbi 30 ushtarë të KFOR-it
Deri tani në Kosovë është provuar se ka një numër të caktuar banditësh të ardhur nga Serbia, që janë të identifikuar.
Por, Vuçiçi është trembur, sepse strukturat ilegale janë banda kriminale të dërguara në Kosovë nga ai vetë.
Pse e bëri këtë Vuçiç?
Ky hap kriminal ekstrem u ndërmor sepse, nëse komunat do drejtohen nga shqiptarët e zgjedhur, serbët e atyre komunave do të largohen nga komunat drejt Serbisë.
Por…
Liderët dhe ushtarakët e Kosovës duhet të kujtohen gjithmonë e në çdo rast se, në të katër komunat e Veriut të Kosovës që janë në koflikt: Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, serbët janë hordhi pushtuese, dhe prandaj dhe janë kriminalisht antishqiptarë.
Banditizmi kriminal serb antishqiptar tani është 150 vjeçar, se ka filluar që në vitin 1879. Dhe shqiptarët duhet të kujtohen se ai banditizëm në atë kohë u ndesh me Lidhjen e Prizrenit, ku shqiptarët iu treguan serbëve se në funksion të forcës, me shqiptarët, ata janë inferiorë.
II.
Por…
KJO ÇËSHTJE befas, filloi të ecte drejt interesit shqiptar kur Vuçiç urdhëroi dorëheqjen e kryetarëve të katër komunave në veri të Kosovës, sepse mendoi që, duke u larguar serbët nga drejtimi administrativ i komunave, aty nuk do të mund të drejtonte askush tjetër, dhe bashkimi territorial i katër komunave me Serbinë do të ishte një mundësi e artë.
Kjo ishte skema Vuçiç.
Por Vuçiçi nuk e kuptoi dot që abstenimi në demokraci është në favor të kundërshtarit, sepse administrimi politik dhe juridik, në demokraci, del nga zgjedhjet e lira.
Pikërisht për këtë, Albin Kurti si kryeministër i Kosovës, pas dorëheqjes së serbëve, me një ndërhyrje brilante administroi zgjedhjet në të katër komunat, zgjedhje këto nga të cilat, pas abstenimit të serbëve dolën si të zgjedhur katër kryetarë shqiptarë të këtyre komunave.
Por, pikërisht këtu filloi përparësia shqiptare në komunat e Veriut të Kosovës, përparësi juridike kjo në drejtim, e cila do të ketë pasoja negative për serbët. Por historia do të thotë prerë: serbët e zgjodhën vetë këtë rrugë kur abstenuan në zgjedhjet e përgjithshme për kryetar komune.
III.
Po kush është ky Aleksandër Vuçiç?
Vuçiçi është një i inkriminuar pa vlerë, që mendoi se me krimin e rrugës, do të krijonte epokën e re të komunave serbe në territorin e shtetit të Kosovës. Dhe duhet të kujtohemi se vetë Serbia e Aleksandër Vuçiçit drejtohet nga krerët e bandave kriminale, ku vrasja e kundërshtarit është urdhër i drejtimit politik në vend.
Por, Albin Kurti doli më i fortë.
Ai hodhi në veprim policinë e shtetit të Kosovës që ai drejton, bëri zgjedhjet për kryetarët e komunave, dhe u nis të plotësonte administratën pas-zgjedhore.
Një lëvizje politike brilante kjo, sepse
Shqiptarët morën pushtetin administrativ në të katër komunat e Veriut të Kosovës.
Po ndërkombëtarisht si u prit kjo çështje?
Pas procesit zgjedhor, ishte Uashingtoni i pari që i pranoi këto zgjedhje si të ligjshme. Kjo sepse, nga niveli i lartë administrativ që gëzon, Uashingtoni politik, e kapi që të katër komunat me zgjedhje, pas dorëheqjes së serbëve, janë forcë ligjore e Prishtinës. Dhe kjo ishte një fitore e Albin Kurtit.
Ku, dhe si fitoi Kurti?
Kurti fitoi sepse, atë që duhej t’ua kishin bërë serbëve shqiptarët e Kosovës me UÇK-në në vitin 1999 gjatë luftës për pavarësi, e bëri vetë Vuçiç me aktin e dorëheqjes se serbëve nga drejtimi i të katër komunave..
Dhe tani ra brenda.
IV.
Pushteti administrativ në të katër komunat serbe pritet të drejtohet nga qeveria e Prishtinës. Përplasja e dhunshme që filloi të premten që kaloi e vazhdoi deri të hënën, dje dhe sot ishin të zbehta. Kuptohet sakaq që Vuçiç është kërcënuar rëndë. Dhe kjo pritej, sepse politika e Kosovës kishte fituar të drejtën për të ruajtur me besnikëri dhe proces ligjor demokratik territorin e Kosovës.
Tani u kuptua edhe ndërkomtarisht se Vuçiçi nuk e arriti dot skemën për paralizimin juridik të Veriut të Kosovës në të katër komunat serbe..
Historikisht dihet se serbët, në të katër komunat, nuk janë popullsi etnike, por të ardhur me dyndjet sllave kundër Arbërisë. Dhe, dëshira për të përjetësuar pushtimin në të katër komunat e Veriut të Kosovës, e çoi Vuçiçin përfundimisht në procesin që tani pritet të nisë me dy aspekte kryesëre: shqiptarët do të drejtojnë komunat e serbëve pushtues, dhe, kjo forcë, në vazhdim, do t’i detyrojë serbët t’i lënë territoret shqiptare të pushtuara, dhe të kthehen në Serbi pas rreth 150 vjetësh pushtim.
Ja, kjo është gjendja e re, e gjitha në favor të historisë së Shqipërisë, që mund t’i japë, dhe do t’i japë Kosovës realisht territorin e vet të plotë në të katër komunat e Kosovës së Veriut.
V.
Por kjo përplasje Kosovë Serbi, i diskreditoi serbët historikisht, sepse u pa botërisht primitivizmi i tyre kriminal, në raport me shtetin shqiptar të Kosovës.
Në të njëjtën kohë politika amerikane dhe edhe ajo evropiane panë që Vuçiç vërtet po mbahet në pushtet nga bandat kriminale të Milosheviçit.
Por, pikërisht këtu, në këtë luftë, me kriminelët e Serbisë, shkëlqeu KFOR-i, i përforcuar dje edhe me forca të zgjedhura amerikane.
Dhe bandat e krimit u thyen.
Dhe provohet ndërkaq se ka shumë kriminelë të arrestuar prej tyre. Por që ende nuk po tregohet se sa janë këta, ndonëse tani kjo është një çështje e provuar.
Dhe na duhet të themi se pikërisht këtu është përqëndruar frika e Vuçiçit, sepse kriminelët e arrestuar nuk dihet se çfarë do të thonë dhe çfarë kishin përgatitur, kurse opinioni publik ndërkombëtar po kërkon të dijë edhe më shumë.
VI.
Politika amerikane e ndjeu e para se këtu, në këtë lëvizje kriminale të Aleksandër Vuçiçit do të vinte fitorja e pritur e bashkimit real të katër komunave serbe me shtetin e Kosovës. Dhe u kuptua se skema e Pentagonit eci përpara.
Por, çfarë do të ndodhë me Vuçiçin e falimentuar?
Kjo duhet pritur se si do të precipitojnë ngjarjet.
A mos do t’i ndodhë edhe Vuçiçit ajo që i ndodhi Milosheviçit?
Shenjat janë për: po, ajo do t’i ndodhë edhe këtij!
Të shohim…
Fraksion.com