AktualitetKosovaRajoniTë fundit

Tensionet në Veri, Presidenti kroat: Beogradi ta pranojë një herë e mirë se ‘Kosova nuk është Serbi’

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka thënë se Serbia duhet ta pranojë që Kosova është e pavarur dhe ta pranojë përfundimisht se Kosova nuk është serbi.

“Jo Kosova nuk është Serbi, kjo është punë e kryer”, ka deklaruar ai.

“Serbia duhet ta kuptojë dhe pranojë se Kosova është e pavarur. Fatkeqësisht, kjo nuk është pranuar as nga disa anëtarë të Bashkimit Evropian”, deklaroi të martën para gazetarëve Milanoviç.

Ai ka deklaruar se në samitin e NATO-s vitin e kaluar, ai u ka bërë thirrje vendeve evropiane të cilat nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë.

“Por, është si të flasësh me një mur. Disa vende nuk e kanë njohur, sepse i frikësohen precedentëve që përfundimisht, në ndonjë moment krize, në një rënie imuniteti, mund të zbatohen në vendet tyre dhe t’u merret diçka”, theksoi Milanoviç.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com