AktualitetPolitikëTë fundit

Rama takon Macron, diskutim mbi rajonin në sfondin e konfliktit në Ukrainë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Takimi u mbajt në kuadër të aktivitetit mbi Ballkanin “Open Roads: Balkans Back in Business”, që po zhvillohet në Bratislavë, Sllovaki.

Kryeministri Rama bëri të ditur se, në fokus të takimit ishin marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe nevoja për një qasje të re politiko-ekonomike, si edhe marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri.

“Me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në një takim shumë miqësor, ku u prekën me thellësi temat e rajonit tonë në sfondin e konfliktit në Ukrainë, marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe nevoja për një qasje të re politiko-ekonomike, si edhe marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri”, u shpreh Rama në një postim në rrjetet sociale.

 

Fraksion.com