Në Zveçan më shumë protestues se dje
Gazetarja e Radios Evropa e Lirë në Zveçan, Sandra Cvetkoviq, raporton për tubimin e një numri më të madh protestuesish, në krahasim me një ditë më parë.
Situata duket e qetë dhe në mesin e protestuesve ka një numër të madh të të punësuarve në institucionet që punojnë në sistemin e Serbisë.
Ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit, Sërgjan Millosavleviq, përsëriti kërkesat e protestuesve që lidhen me tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe të kryetarëve shqiptarë nga komunat me shumicë serbe në veri.
Misioni i NATO-s, KFOR, ka ngritur tela gjemborë përreth objektit të komunës.
Protestuesit serbë shpalosin një flamur gjigant të Serbisë në Zveçan
Tela gjemborë para objektit komunal në Zveçan
Gazetari i Radios Evropa e Lirë, Arton Konushevci, i cili ndodhet në Zubin Potok, raporton se protestuesit serbë kanë nisur të mblidhen para ndërtesës së komunës që nga ora 7 e mëngjesit.
Sipas tij, aty shihen edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, edhe ushtarë të misionit të NATO-s, KFOR./REL
Fraksion.com