Life StyleTë fundit

Horoskopi mujor, qershor 2023

Ky është horoskopi  për muajin qeshor  2023. Parashikim i yjeve se si dotë ecë për ju puna shëndeti dhe dashuria për secilën shenjë.

Dashi

Ky muaj nuk ka për të qenë tërësisht i qetë për ju. Do keni edhe periudha të tensionuara kur do mërziteni dhe do vuani, por duhet të gjeni kurajën për të përballuar gjithçka. Ju të dashuruarit do keni javë të begata, por edhe problematike. Pas datës 9 do fillojnë mosmarrëveshjet sidomos nga kokëfortësia e të dyve. Ju beqarët duhet të flisni me miqtë ose familjarët para se të bëjnë çdo zgjedhje pasi mund të lëndoheni. Gjendja shëndetësore do ketë shpesh probleme. Stresi mund të sjelle edhe luhatje tensioni, dhimbje koke dhe gjendje të trazuar fizike e morale. Financat për fatin e mirë do jenë të qëndrueshme. Kryeni shpenzimet e domosdoshme dhe lërini për më vone investimet për gjëra qejfi. Në punë do ju dalin shpesh sfida të vështira. Thuajini ato që mendoni dhe në rastet më të vështira kërkoni ndihmë.

Demi

Ky muaj do ju pëlqejë shumë pasi do jetë i mbushur me dashuri, aventura dhe kreativitet. Do jeni të frymëzuar dhe gati për të ndërmarrë edhe aventura të këndshme. Ju të dashuruarit duhet ta shfrytëzoni në maksimum javën e parë, pasi pas datës 8 mund të fillojnë grindjet e mosmarrëveshjet. Nëse jeni beqarë do realizoni disa takime në ambiente që as nuk i kishit imagjinuar dhe shumë gjëra për ju do ndryshojnë. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, por mundohuni të mos qëndroni në ambiente të mbyllura e pa ajër. Financat mbajini sa më nën kontroll sepse në të kundërt situata mund të përkeqësohet ndjeshëm. Në punë, deri në datën 9, çdo gjë do ecë perfekt dhe do lumturoheni. Më pas situata do ju vështirësohet disi dhe do ju duhet patjetër të bashkëpunoni me disa kolegë.

Binjakët

Ky do jetë një muaj veçanërisht pozitiv për jetën tuaj sentimentale dhe atë profesionale. Në përgjithësi buzëqeshja do jetë ajo që do mbizotërojë. Nëse keni një lidhje do afroheni edhe më shumë me partnerin dhe do e keni më të lehtë të flisni edhe për tema delikate. Javën e dytë mund të merrni edhe vendime të rëndësishme dhe do kaloni momente romantike. Ju beqarët do i keni të gjitha mundësitë këtë muaj për të takuar personat e duhur. Shëndeti do ketë herë pas here shqetësime që nuk duhen neglizhuar aspak. Në planin financiar mundohuni të jeni sa më të arsyeshëm që të mundeni sepse po filluan problemet e ardhmja ka për të qenë e vështirë. Merkuri dhe Saturni do e favorizojnë tej mase punën. Do jeni plot gjallëri, maturi dhe do keni metoda fantastike për të arritur atje ku dëshironi. Nëse jeni i vetëpunësuar do shkëlqeni edhe më shumë.

Gaforrja

Ky do jetë muaj vërtet i bukur dhe i mbushur me emocion. Do i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe do shfrytëzoni çdo sekondë në maksimum. Ju të dashuruarit do kaloni më tepër kohë me partnerin dhe do diskutoni për gjërat e së shkuarës dhe së ardhmes. Frymëzimi për të bërë edhe surpriza nuk do mungojë nga të dyja palët. Ju beqarët do e keni paksa të vështirë ta bëni për vete personin që do pëlqejnë, por nuk duhet të dorëzohen lehtë. Shëndet do kalojë edhe periudha delikate, kur mund të keni shqetësime. Mundohuni të mos neglizhoni asgjë, por as ta teproni me medikamentet. Financat do vijnë duke u përmirësuar javë pas jave, megjithatë mirë është të mos luani me lojëra fati pasi do digjeni keq. Në punë ambienti do jetë përgjithësisht i qetë. Ju mund të vazhdoni projektin e nisur, por mundet edhe të eksperimentoni me diçka të re.

Luani

Ky muaj do sjellë ndryshime pozitive sidomos në fushën e financave. Fushat e tjera mund të kenë goxha ulje e ngritje. Nëse jeni në një lidhje duhet ta mbani sa më afër partnerin sepse çdo lënie pas dore mund të jetë e rrezikshme. Dilni, argëtohuni dhe vizitoni vende të veçanta. Ju beqarët duhet të bëni disa investigime për disa persona para se të hidhni hapa. Në këtë mënyrë do shmangin edhe zhgënjimet. Gjendja shëndetësore do jetë e kënaqshme. Po u çlodhët më shumë, po praktikuat yoga dhe po bëtë masazhe herë pas here do jeni në formë perfekte. Financat do jenë të shkëlqyera kështu që në datën 8 ose 10 mund të bëni edhe ndonjë investim të guximshëm. Puna do ju sjellë sadisfaksion, por javën e fundit mund të përballeni edhe me disa sfida delikate.

Virgjëresha

Yjet do jenë në favorin tuaj gjate gjithë këtij muaji kështu që ju do ndiheni mirë dhe të lumtur. Nëse jeni në një lidhje, pas datës 7 çdo gjë do ndryshojë për mirë dhe vetëm do buzëqeshni e do vezulloni. Debatet e forta thuajse do mungojnë plotësisht. Ju beqarët do jeni sharmantë dhe të parezistueshem. Zemra juaj do rrahë shumë fort atëherë kur ju më pak do e prisni. Me shpenzimet bëni sa me shume kujdes. Mundohuni te mendoni për te ardhmen dhe mos shpenzoni pa bërë llogari më parë. Shëndeti do jetë më delikat për ju që vuani nga probleme kronike, megjithatë me pak më shumë përkujdes situata do qetësohet shpejt. Në punë do merrni disa vendime shumë të rëndësishme që do ua ndryshojnë rrjedhën e gjithçkaje. Java e fundit do jetë më frymëzues dhe më e begatë se çdo javë tjetër.

Peshorja

Ky muaj do jetë përgjithësisht i qetë dhe pa probleme. Nuk do keni më mosmarrëveshje me të dashurin e zemrës, përkundrazi do i kuptoni gabimet dhe do kërkoni falje. Marrëdhënia mes jush do marrë një tjetër drejtim dhe herë pas here do përjetoni emocione të këndshme. Ju beqarët do ndiheni mirë pranë disa miqve të të afërmve dhe mund të mendoni të afrohen më tepër me ta. Ka mundësi që nga java e dytë të ndodhe diçka e bukur. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, por as shume të qetë nuk do ndiheni. Lodhja do shkaktoje dhimbje shpine dhe koke. Gjendja e financave do jetë shumë herë më e mirë nga sa ju kishit menduar. Përfitoni për të hequr disa para mënjanë dhe për të shlyer borxhet. Në punë do keni ide të mrekullueshme dhe do hidhni goxha hapa përpara. Shefat do ngelen të habitur me suksesin.

Akrepi

Do përkujdeseni tej mase këtë muaj për jetën tuaj familjare dhe mund të lini pas dore gjithçka tjetër. Nëse jeni në një lidhje, mirë do jetë që të flisni me partnerin për çdo gjë. Ai mund edhe t’iu ndihmojë, përveçse t’ iu kuptojë. Jeta do vazhdoje të mbetet e qetë dhe pa asnjë të re. Ju beqarët nuk duhet të flirtoni me çdokënd që do ju dalë përpara sepse mund të zhgënjeheni tej mase dhe mund të lëndoheni për më tepër. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Mund të vini re edhe disa probleme me shikimin prandaj duhet sa më parë të flisni me okulistin. Në planin financiar nuk do keni vështirësi nëse i bëni me kujdes llogaritë. Në punë fatmirësisht çdo gjë do ju ecë sipas parashikimeve. Do merrni edhe shpërblime të cilat do ua ngrohin edhe xhepin. Periudha më e begatë do jete java e dytë.

Shigjetari

Mos bëni gabim t’i anashkaloni problemet që keni pasur kohët e fundit sepse po nuk u zgjidhen shpejt ato mund të zmadhohen edhe më tepër. Ju të dashuruarit do kaloni javë të turbullta, por edhe javë harmonike dhe të mbushura me emocione. Mundohuni të jeni pozitivë dhe të mos shihni vetëm anën e keqe të gjërave. Ju beqarët nuk duhet të hezitoni të dilni me personat që do iu ftojnë sepse në fund të fundit askush nuk do iu detyrojë të bëni ndonjë gjë me zor më pas. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Do ndiheni të stresuar dhe do keni shqetësime të shumta 15 ditët e para. Kujdesuni me tepër për veten. Financat nuk do arrini dot t’i mbani të ekuilibruara sepse nuk do ju lërë dëshira e madhe për të shpenzuar pa fund. Po vazhduat kështu do mbeteni pa para. Në punë do ju duhet pak më tepër durim që të arrini atje ku keni dëshiruar.

Bricjapi

Ky muaj nuk do jetë tërësisht i qetë për ju. Do kaloni moment të këndshme, por edhe momente të stuhishme, të cilat nuk do dini si t’i menaxhoni. Nëse jeni në një lidhje mos bëni gabim ta tradhtoni personin që keni në krah sepse do vijë fundi i gjithë historisë që keni ndërtuar deri më tani. Nga ana tjetër do lëndoheni të dy palët. Ju beqarët duhet t’ia shprehin ndjenjat personit që do pëlqeni sepse po i latë gjërat me kohën keni për ta humbur shpejt atë. Shëndeti do lërë për të dëshiruar sidomos javët e para. Shpesh do ndiheni pa fuqi dhe do keni dhimbje në pjese të ndryshme të trupit. Financat do vazhdojnë të mbeten delikate. Kërkoni ndihmë sepse vetë nuk do i stabilizoni dot. Në punë do keni ide të mrekullueshme dhe do e arrini objektivin tuaj. Nëse ju bëhet ndonjë propozim për ndryshime pozicioni, mendojeni.

Ujori

Ky muaj do jetë i tensionuar dhe problematik sidomos për ju që jeni në një lidhje. Asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si keni dashur dhe herë pas here do ju pushtojë pesimizmi. Ju beqarët do bëni të pamundurën për të mos qëndruar më vetëm. Dilni me këdo që do iu ftojë dhe njihuni sa më tepër me ta. Gjendja shëndetësore do vijë duke u stabilizuar pas javës së parë. Do e rifitoni energjinë e humbur duke u ushqyer në mënyrë të shëndetshme dhe duke u marrë me aktivitet fizik. Financat do mbeten delikate për aq kohë sa ju të shpenzoni shuma marramendëse. Në punë nuk do keni shumë ngarkese kështu që mund t’i merrni gjërat sa më shtruar. Nëse punoni në institucione shtetërore do kenë një periudhe më të begatë dhe plot përfitime.

Peshqit

Nëse javën e parë do jeni me nerva dhe do konfliktoheni me të afërmit, pasi të kaloje data 9 gjithçka do fillojë të stabilizohet. Do jeni më të logjikshëm dhe më të matur me çdo gjë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do jetë e mirë. Duke filluar nga jave e dyte nuk do ja shprehni aspak ndjenjat partnerit dhe ai mund të mendoni gjëra të gabuara. E mira është të flisni sa më parë dhe hapur me të. Ju beqarët do fiksoheni pas një personi madje edhe pse nuk do keni guximin t’ia shprehin ndjenjat, nuk do pranoni propozimet nga të tjerët. Shëndeti fatmirësisht nuk do ketë probleme serioze. Do dini si të kujdeseni gjithmonë për veten tuaj. Financat do jenë më të mira sepse kohët e fundit keni ditur t’i bëni me kujdes llogaritë. Mund të kryeni edhe investime. Në pune tregohuni të arsyeshëm dhe për asnjë arsye mos kini besim të verbër tek koleget.

 

Fraksion.com