Zhaklin Lekatari e kërcënoi Nita Latifin? Flet këngëtarja nga Kosova
Opinionistja e edicionit të dytë të BBV, Zhaklin Lekatari, nuk ka gjetur ende qetësi, ndonëse spektakli ka mbaruar prej disa javësh. Përveç ish-banorëve që po vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes me të rejat e tyre nga jeta profesionale dhe personale, edhe Zhaklina nuk mbetet pas. Jo vetëm me ngacmimet e saj pikante për ish-banorët, por sidomos edhe me replikat që lindin virtualisht mes tyre.
Nita Latifi është një prej ish-banoreve që gjithashtu ka pasur disa debate dhe mesazhe me Zhaklin Lekatarin. Në lajmet e ditëve të fundit, është aluduar se Nita, madje, edhe është kërcënuar nga opinionistja e BBV. Por e ftuar në e “E Diell”, Nita është pyetur edhe rreth debateve dhe mesazheve kërcënuese mes saj dhe Zhaklin Lekatarit.
“Nuk kanë qenë mesazhe kërcënuese, kanë qenë agressive, me tone të rënda, pak ofenduese, nuk më ka kërcënuar…” Këngëtarja nga Kosova ka sqaruar edhe deklaratën në lidhje me Dea Mishel. Ajo tha se Dea e meritonte më pak finalen dhe se brenda në shtëpi ka thënë diçka të pavërtetë.
Fraksion.com