AktualitetOp-EdTë fundit

“Samiti i Vilniusit”, Stoltenberg: Sfidat me të cilat përballemi janë globale!

Nga Mimoza Golikja

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, mori pjesë virtualisht në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë më 15 maj 2023, në një bisedë me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, themelues dhe kryetar i Fondacionit Aleanca e Demokracive. Ata diskutuan përgatitjet për Samitin e NATO-s në korrik, përfshirë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën, rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe angazhimin me partnerët në rajonin Indo-Paqësor.

Stoltenberg tha se kishte besim se liderët e NATO-s do t’i dërgonin një mesazh të qartë mbështetjeje Ukrainës në Samitin në Vilnius. Ai tha se “Unë pres që ne do të biem dakord për një program shumëvjeçar, ku do të punojmë se si të ndihmojmë Ukrainën të kalojë nga standardet, doktrinat dhe pajisjet e kohës sovjetike në standardet dhe doktrinat dhe pajisjet e NATO-s dhe të bëhet plotësisht e ndërveprueshme me NATO-n.”. Ai shtoi se, ndërsa ne nuk e dimë se si do të përfundojë lufta e agresionit të Rusisë, “ajo që dimë është se kur të përfundojë, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të jemi në gjendje të parandalojmë që historia të përsëritet”.

Sekretari i Përgjithshëm tha gjithashtu se ai priste një vendim ambicioz për investimet në mbrojtje në Samitin e Vilniusit, me 2% të prodhimit të brendshëm bruto si dysheme, jo tavan. Ai përmendi se kishte ftuar në Samit liderët e partnerëve të NATO-s në rajonin Indo-Paqësor, Australinë, Japoninë, Zelandën e Re dhe Republikën e Koresë, sepse sfidat me të cilat përballemi janë globale.

Samiti i NATO-s në Vilnius shprehje e forcës, vendosmërisë dhe unitetit

Bashkëbisedimi mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe Themeluesit dhe Kryetarit të Fondacionit Aleanca e Demokracive Anders Fogh Rasmussen në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë filloi me trajtimin më të gjerë të ngjarjes të korrikut të këtij viti, kur NATO do të mbajë Samitin në Vilnius. Pritet që Samiti në Vilnius të shprehë më së miri forcën, vendosmërinë dhe unitetin përpara Samitit jubilar që do të mbahet në Uashington vitin e ardhshëm.

“Samiti në Vilnius do të jetë një samit shumë i rëndësishëm sepse takohemi në një moment kritik për sigurinë tonë.”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg. Samiti do të demonstrojë edhe një herë se NATO është aleanca më e fortë dhe më e suksesshme në histori  për shkak të dy gjërave, që janë, “Për shkak të aftësisë sonë për t’u përshtatur me ndryshimet kur bota po ndryshon dhe kur përballemi me kërcënime dhe sfida të reja”, dhe e dyta “aftësia jonë për të qëndruar së bashku, uniteti ynë.”. Por para së gjithash, samiti do të duhet ta demonstrojë këtë në mënyrën se si taleatët të ritheksojnë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën. “Unë pres që aleatët të përsërisin dhe më pas të forcojnë dhe mbështesin mbështetjen për Ukrainën, mbështetjen politike, praktike dhe ushtarake. Por gjithashtu ne do të biem dakord për plane të reja se si të forcojmë më tej parandalimin dhe mbrojtjen tonë.”. Sepse në thelb, detyra e NATO-s është të mbështesë Ukrainën, siç kanë e kanë bërë tashmë  aleatët e NATO-s dhe NATO prej më shumë se një viti, por edhe të parandalojë që kjo luftë të përshkallëzohet përtej Ukrainës. Për këtë arsye, tha shefi i NATO-s “mezi pres që aleatët të bien dakord për planet e reja dhe angazhimet e reja për të forcuar mbrojtjen tonë kolektive dhe praninë tonë në pjesën lindore të Aleancës.”. Stoltenberg tha se në Samitin e korrikut NATO do të angazhohet gjithashtu me partnerët në Azi-Paqësor. “Për herë të dytë në historinë tonë, ne do të ftojmë të marrin pjesë krerët e shteteve dhe qeverive nga Japonia, Koreja e Jugut, Zelanda e Re dhe Australia.”, kjo tregon se “ne e kuptojmë se ajo që ndodh në Azi, në Paqësor, ka rëndësi për NATO-n, dhe për këtë arsye ne po forcojmë partneritetin tonë me ta.”.

Çështja e anëtarësimit të  Ukrainës në NATO, në fokus të samitit

Bashkëbisedimi mdis Rasmussen dhe Stoltenberg u fokusua gjithashtu edhe mbi çështjen e anëtarësimit të ardhshëmi Ukrainës në NATO, e cila “është një çështje” që do të diskutohet në Samit. Sekretari i Përgjithshëm tha se aleatët e NATO-s, krerët e shteteve dhe qeverive kur të takohen në korrik, do të dërgojnë një mesazh shumë të qartë mbështetjeje për Ukrainën dhe kjo do të manifestohet në mënyra të ndryshme. Stoltenberg tha se  “kur bëhet fjalë për anëtarësimin”, ai pret që aleatët e NATO-s, “do të thonë se Ukraina do të bëhet anëtare e Aleancës.”, dhe “kjo është deklaruar disa herë nga krerët e shteteve dhe qeverive”, gjithashtu të gjithë aleatët pajtohen se Ukraina ka të drejtë të zgjedhë rrugën e saj. “Nuk i takon Moskës të vendosë se çfarë mund të bëjë Ukraina, është për Ukrainën dhe 31 aleatët e NATO-s të vendosin për çështjen e anëtarësimit. Dera e NATO-s mbetet e hapur.”, tha shefi i NATO-s.  Por ai tha se pret që aleatët të biem dakord për një program shumëvjeçar për Ukrainën, ku do të punohet se si të ndihmohet Ukraina të kalojë nga standardet, doktrinat, pajisjet e kohës sovjetike në standardet, doktrinat dhe pajisjet e NATO-s dhe të bëhet plotësisht e ndërveprueshme me NATO-n. Që nga ana tjetër  “për ta bërë këtë”, kjo është ajo që “i ndihmon atë të ecë drejt anëtarësimit në NATO.”, Stoltenberg tha se beson fuqishëm se të gjithë aleatët do të deklarojnë se “detyra më urgjente tani është të sigurohet që Ukraina të mbizotërojë, që Presidenti Putin të mos fitojë në këtë luftë”. Sepse vetëm nëse Ukraina mbizotëron si një komb sovran i pavarur në Evropë, atëhere “ka kuptim diskutimi se kur dhe si Ukraina mund të bëhet anëtare e Aleancës.”.

Ish Sekretari i Përgjithshëm Rasmussen nga ana e tij tha se “do të duhet pak kohë për të kuptuar se në cilat kushte Ukraina mund të anëtarësohet përfundimisht në NATO” por në të njëjtë kohë  deri në anëtarësim, ajo ka nevojë për “garanci sigurie”. Pra derisa Ukraina të mund të bashkohet me NATO-n do të duhet që “aleatet të mund të bien dakord për një grup garancish sigurie për të.”. Sekretari i Përgjithshëm tha se lidhur me këtë ka konsultime që po zhvillohen, “si gjithmonë përpara Samitit”, midis aleatëve në NATO (në Bruksel) dhe, në kryeqytetet e Aleancës. Ai tha se është shumë herët për “përfundimet e sakta” të takimit të krerëve të shteteve dhe qeverive, por  “ka konsultime të vazhdueshme”.  Por ajo çfarë është e rëndësishme nënvizoi ai është se të gjithë aleatët e kuptojnë se “ne duhet të ofrojmë mbështetje ushtarake për Ukrainën.”. Ndërkohë më shumë se 150 miliardë euro janë dhënë tashmë në mbështetje ushtarake, dhe këtë fundjavë u njoftua se Gjermania do të ofrojë më shumë se 2 miliardë euro, gjithashtu edhe SHBA. Pra, aleatët po ofrojnë mbështetje ushtarake dhe kjo është e rëndësishme që Ukraina të mbizotërojë, të fitojë luftën, por gjithashtu të forcojë Ukrainën pas luftës, të jetë në gjendje të pengojë dhe mbrojë çdo agresion të mëtejshëm. “Ne nuk e dimë se si do të përfundojë kjo luftë, por ajo që dimë është se kur të përfundojë, është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të jemi në gjendje të parandalojmë që historia të përsëritet.”. Do të thotë se “ne duhet të sigurojmë që modeli që kemi parë , modeli i agresionit rus kundër fqinjëve, në Gjeorgji në 2008, Krime 2014 dhe më vonë në lëvizjen e Rusisë në Donbasin lindor dhe më pas pushtimin e plotë vitin e kaluar, duhet të ndalet.”

E vetmja mënyrë për të siguruar që kjo të funksionojë është pjesërisht të sigurohet që Ukraina të ketë forcën ushtarake për të penguar dhe mbrojtur kundër agresionit të mëtejshëm nga Rusia, por gjithashtu për të gjetur një lloj kuadri për të parandaluar Rusinë, ose Presidentin Putin, që të vazhdojnë të largohen nga siguria evropiane. “Saktësisht çfarë lloj kuadri, nuk mund t’ju them tani, por ajo që mund të them është se nëse aleatët e NATO-s dhe veçanërisht dhe natyrisht të mëdhenjtë, të fillojnë të lëshojnë garanci sigurie dypalëshe për Ukrainën, ne jemi shumë afër nenit 5. Pra, atje nuk është një mënyrë për të gjetur një zgjidhje të lehtë për këto çështje.”. Gjëja më e rëndësishme është “të jemi shumë të fortë në mbështetjen tonë për Ukrainën, në mënyrë që Ukraina të mbizotërojë si një komb sovran i fortë dhe i pavarur në Evropë.”.

Angazhimi i aleatëve për të investuar mjaftueshëm në mbrojtje 

Në Samitin e NATO-s në Uells në vitin 2014, aleatët vendosën që brenda dekadës së ardhshme, të gjithë do të vinin në zbatim angazhimin për të investuar të paktën 2% të PBB-së në mbrojtje. Por  Raporti i  fundit Vjetor i Sekretarit të Përgjithshëm tregoi se vetëm shtatë aleatë e arritën objektivin prej 2% në vitin 2022. Kjo është një nga çështjet që do të trajtohet gjithashtu në Vinus, tha Rasmussen, por  “si do t’i shtynit aleatët që në fakt të përmbushin angazhimet e tyre që nga viti 2014?”, pyeti ai Sekretarin e Përgjithshëm gjatë bisedës.

Stoltenberg tha se edhe pse vendimi në Uells në 2014 “nuk ishte e lehtë për t’u arritur”, ai   “shërbeu si pikënisje.”, tha ai. “Kjo reflektoi se disa aleatë ishin shumë të etur për të lëvizur shpejt në 2% e më tej, dhe aleatë të tjerë ishin shumë ngurrues. Pra, nëse është mirë apo keq, ku jemi tani, varet pak nga fakti nëse e vlerësoni gotën gjysmë të mbushur apo gjysmë bosh.”, specifikoi  shefi i NATO-s. “Realiteti është se që nga viti 2014, ne kemi bërë një rrugë të gjatë për shpenzimet e mbrojtjes, edhe pse do të kisha vlerësuar shumë që aleatët e NATO-s të kishin bërë edhe më shumë.”.

Ajo që vërehet është se para vitit 2014, aleatët në të gjithë Evropën dhe në Kanada po reduktonin shpenzimet e mbrojtjes, ndërsa që nga viti 2014, të gjithë aleatët kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes, disa më shumë se të tjerë, por të gjithë kanë shkuar nga zbritja në rritje, gjë që është një ndryshim i madh. “Ne kemi më shumë se dyfishuar numrin e aleatëve që përmbushin objektivin prej 2%, dhe madje edhe ata që nuk janë ende në 2% kanë tani plane për të qenë atje brenda disa viteve. Për shembull, Gjermania, ata nuk janë aty me 2%, por rritja që ata kanë filluar të ofrojnë tashmë bën një ndryshim të madh për shkak të madhësisë së Gjermanisë dhe për shkak të madhësisë, 100 miliardë euro, që është lënë mënjanë që u mundëson atyre të arrijnë 2% së shpejti.” .

Por gjithashtu mbi sfidën e 2% për mbrojtjen në Samitin e Uellsit kishte pikëpamje të ndryshme nga aleatët kur u tha se “duhet të synojmë të shkojmë drejt 2%”, madje për disa aleatë, ata interpretuan se ai ishte tavani për ta, pra se si mund të shkonin më lart. “Shpresoj që në Vilnius do të jemi në gjendje të biem dakord për një angazhim shumë më të fortë, që do të thotë se nuk duhet t’i referohemi 2% si diçka drejt të cilës synojmë të shkojmë, por duhet të kemi 2% jo si tavan, por si dysheme, një minimale, që të gjithë ne duhet ta dorëzojmë menjëherë, jo brenda një dekade. Dhe nëse ka ndonjë gjë, lufta në Ukrainë ka treguar për të gjithë aleatët nevojën për të investuar më shumë në mbrojtje. Kështu që unë mirëpres përparimin që kemi bërë. Unë dua të shoh edhe më shumë. Jam i sigurt se në Vilnius do të kemi një angazhim më të fortë për të investuar më shumë në mbrojtje.”.

Madje Sekretari i Përgjithshëm tha se kjo duhet të bëhet menjëherë. Ai u shpreh mbi  perspektivën dhjetëvjeçare se 2014 është shumë ndryshe nga 2023 dhe gjërat kanë ndryshuar shumë tashmë. “Aleatët kuptuan në gusht 2014, kur u mbajt Samiti i Uellsit, se ne jetonim në një botë më të rrezikshme”, por kjo është edhe më e dukshme tani “me agresionin masiv të Rusisë kundër Ukrainës.”. Por Stoltenberg tha gjithashtu se lidhur me shpenzimet 2% gjithçka do të shqyrtohet. “Ky tekst do të negociohet, unë do të paraqes propozimet e mia, do të shtyj fort që aleatët të bien dakord për diçka që është më e fortë, duke iu referuar minimumit 2%, ku nuk do të kemi një dekadë të gjatë, por duhet të jetë diçka që duhet arritur sa më parë, menjëherë, pa pritur më shumë se sa është absolutisht e nevojshme.”, tha ai. Stoltenberg tha gjithashtu se kjo mund të realizohet deri në vitin 2030 por disa aleatë janë shumë larg nga 2%,, theksoi ai dhe se nuk ka asnjë mënyrë për të dyfishuar shpenzimet e tyre të mbrojtjes brenda një viti. Por aleatët e tjerë, dhe “gjithnjë e më shumë aleat”, tani janë mjaft afër 2% dhe ata mund të jenë atje shumë shpejt”. Mesazhi duhet të jetë se afati nuk është më një dekadë, të gjithë duhet të jeni në 2% sa më shpejt të jetë e mundur. “ Ky duhet të jetë mesazhi nga Vilnius!”

Koncepti i ri Strategjik i NATO adresoi sfidat nga Kina 

Ndër të tjera, në Konceptin e ri Strategjik thuhet se “Ne do të mbrojmë vlerat tona të përbashkëta dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, duke përfshirë lirinë e lundrimit”.  Po çfarë do të thotë kjo në praktikë dhe a mund ta imagjinohet një angazhim i NATO-s në mbajtjen e Detit të Kinës Jugore ose Ngushticës së Tajvanit të hapur për transportin ndërkombëtar, ishte çështja tjetër që shtroi  Rasmussen .

Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s janë të pranishëm gjithashtu edhe në Detin e Kinës Jugore. Ata lundrojnë atje me anije tregtare dhe me anije ushtarake ose detare. “NATO do të mbetet një aleancë rajonale në Amerikën e Veriut dhe në Evropë. Por ajo që u deklarua qartë për herë të parë në Konceptin Strategjik për të cilin ramë dakord në Madrid vitin e kaluar ishte se Kina ka rëndësi për sigurinë tonë dhe Kina përbën një sfidë për interesat tona, vlerat tona dhe për sigurinë tonë”. Kjo është gjithashtu një nga arsyet pse NATO po punon edhe më ngushtë me partnerët  e Azi-Paqësorit, si dhe NATO ka theksuar qartë se status quo-ja në dhe rreth Tajvanit nuk duhet të ndryshohet me forcë. Retorika kërcënuese e Kinës dhe sjellja kundër Tajvanit është e pajustifikuar dhe çdo mosmarrëveshje rreth Tajvanit duhet të zgjidhet me mjete paqësore./Ushtria

 

Fraksion.com