AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Presidenti dekreton rritjen e rrogës së tij, të Kryeministrit, ministrave, deputetëve dhe administratës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar 3 ligjet për rritjen e pagave për deputetët, ministrat dhe administratën publike, ligje për të cilat më herët kreu i shtetit kishte shprehur pëlqimin e tij.Pas firmosjes së dekretit të Begajt, ligjet hyjnë në fuqi në mënyrë të menjëhershme.

Ligji i ri është pjesë e strategjisë së qeverisë për të rritur pagën mesatare në vend nga 530 euro në 930 euro dhe përfitues të parë ka 130 000 punonjësit e administratës. Strategjia parasheh dy faza, e para 1 prill 2023, e cila mori jetë me votimin në kuvend, ndërsa faza e dytë pritet të zbatohet në prillin e vitit 2024.

Të enjten e kaluar, në 25 maj Kuvendi i Shqipërisë miratoi rritjen e pagave për institucionet kushtetuese duke filluar me Presidentin e Republikës, qeveritarët, deputetët etj. Ligji parashikon dyfishim të pagës për këto kategori. Kundër këtij ligji, votuan vetëm 3 prej deputetëve të Kuvendit.

Sa shkojnë pagat e deputetëve dhe qeveritarëve kryesorë
Paga e deputetëve dhe qeveritarëve do të dyfishohet. Ajo e deputetëve bëhet nga 156 770 lekë që është aktualisht në 310 250 lekë, ndërsa e Ministrave nga 174 760 lekë në 318 750 lekë bruto. Kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com