Life StyleTë fundit

E mbajnë lidhjen larg syrit të publikut, videoja romantike e Ana Likës dhe Bjordi Mezinit bëhet virale

Para disa muajsh Bjordi Mezini dhe Ana Lika pushtuan mediat pasi u zbulua se janë në një lidhje. Në fakt ata janë përpjekur ta ruajnë në pirvatësi, por detajet i nxorën zbuluar.

Kur ishte në ‘Big Brother’ Bjordi pranoi se është një lidhje, pa zbuluar më shumë detaje. Megjithatë, në një rast ai mori disa sekonda për të përshëndetur të dashurën dhe për t’i thënë asaj që e do shumë, atë dhe vajzën e tyre. Më pas, banori saktësoi se e kishte fjalën për macen e tyre, Amma-n.

Thuhet se dyshja është njohur gjatë zhvillimit të projektit të serialit H.O.T. prej nga ku ata postuan edhe foton e parë bashkë që prej lajmeve mbi romancën e tyre para pak kohësh.

Sakaq, së fundmi, në mediat sociale po qarkullon një video e çiftit në një kërcim mjaft sensual, ku duket se janë në një festë private me aktorët e tjerë të serialit.

Ata duken shumë bukur bashkë teksa nuk mungojnë ngacmimet nga kolegët e tyre.

https://youtu.be/aTZubB1CThs

 

Fraksion.com