Tensionet në veri të Kosovës, Kurti: Do të punoj me QUINT-in për ta zbatuar menjëherë marrëveshjen e normalizimit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka zhvilluar një telefonatë me të dërguarin britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka thënë se “ka shprehur angazhimin e tij për të punuar me Mbretëinë e Bashkuar dhe QUINT-in” për zbatim të menjëhershëm të marrëveshjes.
“Pata një telefonatë me Lordin Stuart Peach për zhvillimet më të fundit. Theksova se qëllimi i vetëm i qeverisë sonë është të sigurojë akses në zyrat për kryetarët e zgjedhur të komunave dhe shpreha angazhimin tim për të punuar me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes bazë.” – ka thënë ai.
Fraksion.com